Instituti KLGI, vlerëson se rezultatet e PISA janë mesazh i qartë se sistemi edukativ aktualisht nuk mund të kthehet në instrument të zhvillimit.
PISA duhet ta marrim si të shëndetshme për këtë shoqëri, sepse çon në reflektim. Kësaj shoqërie i duhet një debat serioz për arsimimin e gjeneratave të reja që duhet të jenë bartës të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Kjo gjendje nuk është akt, por rrjedh edhe të reformave të pamenduara mirë që nga paslufta, duke fragmetarizuar në tërsi sitemin. Një sistem i brisht ka pasur për pasojë edhe një dekadë izolim të edukimit në vitet e 90-ta.
Niveli profesional, format e rekrutimit dhe mungesa e vlerësimit periodik i cilësisë siç shihet na kanë zën në befasi. Pra në vazhdimësi problemi është ricikluar.
Pezmi pavarësisht rezultateve nuk duhet derdhur në ministrin aktual. Ai së paku ka marrë guximin për ta parë realisht gjendjen si hap i parë për ta ndalur këtë trend.
Problemi është sistematik dhe zinxhiror, nisur nga legjislacioni, rekrutimi dhe niveli i përgjithshëm i arsimit. E më të rënd e bënë fakti se sistemi i arsimit në komuna shihet si korpusi më i madh i shfrytëzimit politik.
Ndërkaq sindikatat nuk duhet të pengojnë, por të jenë partner të një proces sistematik të reformave dhe vlerësimit. Ngase niveli aq i dobët nuk i bënë nder askujt.
Është urgjente që të caktohen standarde, kontroll dhe vlerësim sitematik. Po ashtu shtrohet nevoja për një proces të rrept të rekrutimit dhe vlerësimit.
Përderisa nuk e rrisim nivelin e arsimit, secili segment do të rrezikojë funksionimin. Në këtë menyrë nuk mund të arrijmë asnjëherë kohezion dhe zhvillim të qëndrueshum.
Instituti KLGI, shpreh gatishmërinë dhe mbetet i përkushtuar që në vazhdimësi të anagzhohet në procesin e refomave dhe avncimin e këtij sektori me theks në nivelin lokal.