Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në konferencën për media publikoi analizën “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Gjatë konferencës u shqyrtuan ndikimet e regjistrimit të popullsisë së vitit 2024 në strukturën demografike të Kosovës dhe financimin e komunave, me fokus të veçantë në shpërndarjen e fondeve dhe shërbimeve komunale.
Prezantuan zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Besnik Tahiri, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi. Ndërkaq, Menaxheri i Programeve në Institutin KLGI, Besnik Muçaj, prezantoi të gjeturat e analizës.
Analiza, jo vetëm që ofron një pasqyrë të qartë mbi shpërndarjen e fondeve publike, por ndihmon në identifikimin e sfidave dhe mundësive që vijnë nga zhvillimet demografike.