Vendi: Republika e Shqipërisë
Data: 12 shkurt 2013
Ligjëruesit:
Prof. Dr. Donald Curtis, Specialist i Manaxhmentit Publik dhe Zhvillimit Institucional
Prof. Arian Galdini, Magjistër i Shkenca Politike dhe Politikave Publike
Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
Temat:
• Përgjegjësia dhe rreziku moral i qeverisë lokale – çështjet kyçe
• Llojet e Decentralizimit – Akomodimi i Diversitetit
• Kërkesa e ndarjes së pushtetit të shoqërive të pas luftës
• Qeveria Lokale dhe kompaktësia sociale
• Demokratizimi kundrejt Decentralizimit – Përse qeveritë apo qytetarët përkatës
duhet të preokupohen me decentralizimin?
• Roli dhe rëndësia e politikave publike në qeverisjen lokale
Prof. Dr. Donald Curtis, Specialist i Manaxhmentit Publik dhe Zhvillimit Institucional
Prof. Dr. Donald Curtis, theksoj se mira publike kombëtare shërbehet më së miri, atëherë kur e mira publike lokale përfaqësohet më së miri, pikërisht kësaj të mirë publike lokale është kur kjo rregullohet me kushtetute kombëtare, kjo kushtetute ti dhuroj kompetenca interesave lokale, duke krijuar sfera të ndara të qeverisjes, në këtë aspekt theksoj se interesat lokale dhe interesat kombëtare mund të përputhen ose ndonjëherë do të jenë në kundërshtim.
Pikërisht me atë qendra kërkon të mira universale, integritet territorial, mbajtjen e diversitetit, angazhimin qytetar për të mirën publike të gjerë, mirëpo komuna kërkon interesa të ndryshme specifik sa më shumë kompetenca, zë lokal dhe përfaqësim, ndarje të barabartë e burimeve kombëtare.
E mira publike i adresohet interesit të qytetarit për të ndërtuar ketë marrëdhënie të nivelit qendror dhe lokal, duhet krijuar disa nivele përgjegjës në interes të qytetarit, e cila duhet të jetë e rregulluar më marrëveshje dhe më ligj.
Në ligjërimin e tij theksoj bashkëpunimi ose partneriteti në mes nivelit qendror dhe lokal, për një lider ka rëndësi gjetja e gjuhës se përbashkët, e cila kërkon gatishmërinë për zgjidhje të çështjes, për ti dhënë dhe marrë negociatat deri në zgjidhje, po ashtu theksoj edhe mediat nuk janë gjithnjë miqësore apo të sinqerta lidhur për trajtimin e mosmarrëveshjeve qeveritare, p.sh. transporti lokal lidhur më atë kombëtar, zhvillim ekonomik, ndarja burimeve natyrore etj, në rast të jashtëzakonshëm të konstatuara përbrenda një kornize kushtetuese është esenciale për qeverisje të mirë.
Ajo që ka rëndësi për një lider të aftë është të kuptojnë Kushtetutën të njeh Ligjet dhe të përdor negociatat ku shkathtësia e secilit lider pastaj të pranohet nga partia dhe ndjekësit (elektorati) është besimi pikërisht për këtë udhëheqja politike nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet konstruktive (kushtetuese,ligjore) ndërqeveritare por edhe për fitimin e mbështetjes publike.
Prof. Arian Galdini, Magjistër i Shkenca Politike dhe Politikave Publike
Në ligjërimin e tij theksoj rendësin e qytetarit ne vendimmarrje. Këtë e potencoj për formimin e komisioneve të ankimimit ku qytetari i shpreh pakënaqësitë e tij për shërbime etj. Për investimet publikeje ndërhyrje te interesit publik dhe interesit real te publikut, këtë pushteti lokal duhet të shfrytëzoj më së shumti nëpërmjet zërit te qytetarit në përcjellim zërin tonë.