Vendi: Hotel Emerald
Data: 15 shkurt 2013
Ligjeruesit:
Prof. Dr. Ita O'Donovan, ligjëruese në Universitetin e Birminghamit dhe njëherësh eksperte e Komisionit Evropian
Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
Fatmir Haxholli, Magjistër i Studimeve Bashkëkohore Evropiane
Temat:
• Raportet Qeveri Qendrore – Komunë nga prizmi i Politikave Publike
• Roli i ministrive të linjës në raport me zhvillimin në nivelin lokal
• Roli i qeverisë në koordinim të veprimeve për integrime evropiane
Prof. Dr. Ita O'Donovan, ligjëruese në Universitetin e Birminghamit dhe njëherësh eksperte e Komisionit Evropian
Në ligjërimin e saj Prof. Dr. Ita O'Donovan, me temën: marrëdhëniet në mes nivelit politik dhe shërbyesve civil, e filloj ligjërimin e saj pikërisht sipas tri komponentëve kryesore të Marrëveshjes së Madridit mbi transparencën, llogaridhënien dhe kornizën ligjore. Llogaridhënia nga institucioni për të marre një veprim, i cili veprim për duhet me qenë i drejt për të gjithë dhe ekuivalent i barabartë, i paanshëm pra neutral ku do të përfitoj institucioni apo ndonjë grup.
Sipas saj qendra ka tendence të mbaj gjërat, në anën tjetër decentralizimi kërkon ti kthej gjerat me poshtë pra tek qytetari se si duhet të jetë shërbimi. Shërbimet te qytetari janë shumë të rëndësishme duhet bërë sakrifica që këto shërbime të jenë së më të gjera (shërbime) po me më pak kosto. Gjithashtu theksoj se si të bëjmë punëtoret me efektive!?.
Në këtë pike, ajo theksoj parimin efektivitetit që shërbyesi civil të mendojë ndryshe esenca ka qenë në reformat të ndërmarra në Angli, Turqi, Holandë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore qe dha shembuj poashtu edhe të Evropës Lindore dhe Qendrore të dala nga sistemi komunist, synimi ka qenë përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Një prej kritereve të shërbyesve civil ka qenë arsimimi nëse këta nuk janë pajtuar me reformat në administratë mund të jenë larguar (siç thekson ja dera). Pra kryetari i komunës, ekipi i menanxhmentit kanë punuar si një ekip që organizata të jete efektive në ofrimin shërbimeve për qytetarin, gjithashtu e njëjta ka theksuar që ky ekip duhet të ketë besim në atë që do të arrij.
Gjithashtu, e njëjta theksoj shembuj nga Anglia ky kryeministri i Anglisë Toni Bler kishte theksuar se Komunat nuk janë duke bërë punën ashtu si duhet, fjala është për kompanitë për administrim të mbeturinave, ka kërkuar nga komuna mund të jetë një kompani e përbashkët pikërisht ky reduktim i punëtoreve dhe funksionim i kompanive ka ardhur nga kriza fiskale, ku vendimet e vështira për shërbimet e qytetareve si shumë shërbime si ambienti, sociale, arsimi te prekura nga këto reforma kanë qenë punëtorët në rast se është shkarkuar apo larguar nga puna shteti i ka siguruar asistencën sociale.
Pika themelore pra zyrtari që ka marr punën me për ta zbatuar, individi përgjegjës i është kërkuar llogaridhënia kjo është një prej parimeve të BE-së është llogaridhënia , pra ne gjuhen politike është transparenca mirëpo te elementi i trete është ligjshmëria dhe zbatimi i ligjshmërisë pra ne do të ndërlidhemi me mendimin e lartpërmendur që qendra ka tendencë të mbaje më shumë fuqi ndërsa komuna kërkon të ketë më shumë kompetenca pikërisht në menaxhmin publik me të mirat publike, pikërisht për këtë Bler kishte theksuar se Komunat nuk po punojnë si duhet pra ka kërkuar që qytetari të jetë vendimmarrje sipas Besnik Tahirit pikërisht është kriza që po shtyn për të bërë reforma .
Duke ndërlidhë me ne në Kosovë Besnik Tahiri theksoj se, reformat janë shumë të ndërlidhura (produkt), në fillim duhet me funksionu sistemi, me largu dikën nga puna menjëherë ai kthehet në rast social se shteti nuk ka mundësi të siguroj një asistencë në raste të pushimit nga puna si pasoj e reformave administrative, si pasoj plotësimit të kriterit të arsimit, mos përgjegjësisë në punë, llogaridhënies apo mos zbatim të pasojave . Ne fund z.Tahiri përfundoj duke theksuar se nuk duhet mendohemi se je njeriu me i rëndësishëm, të bëhemi pjesë por ka rënë motivi përgjithësisht.
Tema –II, Parimet e hapësirës administrative Evropiane, strategjitë e reforme së administratës publike në Kosove, Elementet kuçe të proceseve reformuese në BE. Te pjesa e dytë e ligjërimit të saj prof. O’donovan u përqendruar ne atë se qeveria e Kosovës ka miratuar strategjinë e reformës së administratës publike:
• Ajo përbehet prej tri zotimeve me të cilat qeveria do ti shërbejë qytetaret dhe bizneset
• Të jetë efektive në ofrimin e shërbimeve administrative
• Të jetë efektive nga pikëpamja e kostos dhe
• Evropiane në organizimin dhe metodat e punës
Në këtë ligjërim ajo filloj se, kemi një kryetar të komune, këshilltar pastaj drejtorë dhe shërbyes civil. Kryetarët dhe drejtoret janë pjesë e partisë , por veprojnë në komunë.
Balancimi i gjërave–sistemi i qeverisë komunale duhet të jete i balancuar në mes qeverisë (ekzekutivit) dhe asamblesë komunale. Gjithashtu e njëjta thekson edhe ligji që duhet për të mbajtur përgjegjësi ekzekutivin, duhet të jetë funksional pra të jetë llogaridhënës.
Buxheti- në formulimin e buxhetit, pra ekzekutivi e sjell në kuvend. Kjo tregoj një shembull nga vendi i saj se komuna udhëhiqet nga partia A,B,C,D. Ju jepet shërbyesve civil, partitë e vogla nuk duhet të tregojnë për planet tyre. Ne kuvend vijnë tri forma të buxhetit, pikërisht buxheti që bëhet ligje eshtë ai që kalon 51 vota. Në Angli është një kërkesë me ligje …ata shërbyes civil, në kuvend duhet të dëshmojnë si e kanë formuluar, shpjegojnë në detaje. Buxheti ekzekutiv duhet të kaloj në kuvend dhe duhet të ketë elementet balancuese .
Ne Angli 192 gjuhe janë folur (vende të ndryshme që kane ardhur ne Angli) e rëndësishme me i edukuar, kane te drejt me aplikua për vende pune, nëse nuk janë trajtuar drejt mund të ngritët proces gjygjësor. Shërbyesit civil e kane kryer punën që është obligim, rekrutimi është neutral, kuvendi ka të drejt qe te mbaje ekzekutivin përgjegjës. Sistemi mbështet anëtaret e kuvendit po ashtu duhet të mbështet ekzekutivin që të jetë përgjegjës (llogaridhënës). Fuqia e kryetarit, ndarja e fuqisë (përgjegjësive), në këtë mënyre që të ndaje informatat, të trajtohen mirë dhe të kalojnë tek partia (fton se ky lider është i mire), është politikisht e pjekur. Duhet të këtë pasoja me ekzekutivin (politik), drejtoret që nuk peformojnë si duhet por ai nuk do të jete më në atë detyrë.
Parimet e Hapësirës Administrative Evropiane janë :
1. Sundimi i ligjit: ligjshmëria besueshmëria dhe para-shikueshmëria
2. Sinqeriteti dhe transparenca
3. Përgjegjshmëria ligjore
4. Efikasiteti dhe paanshmëria
Elementet kyçe të proceseve reformuese ne BE, gjatë 20 viteve të fundit:
• Fokus më i madh në rezultatet dhe vlerat e rritur për paranë
• Delegim i kompetencave dhe fleksibilitetet i zgjeruar
• Llogaridhënie të forcuar dhe kontroll
• Orientim ndaj klientit dhe shërbimit
• Kapacitetet i forcuar për strategjinë dhe politiken e zhvillimit
• Prezantimi i konkurrencës dhe elementeve të tjera të tregut
• Marrëdhëniet korrekte me nivelet e tjera të qeverisë
Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
Eshtë Nevojë që të te ndryshohet kultura, të shtohet në sistem (kontrolli dhe monitorimi) duhet të jete prezent. Trajtimi i asamblesë, është problem se janë të zgjedhur nga populli por në anën tjetër janë si përfaqësues të partive politike në kuvend, të cilët i japin llogaridhënie vetëm subjektit që i përkasin këtu është shkëputja ndërmjet qytetarit. Kur je i arsimuar, i matur po arrin me u be anëtar i partisë quhet politik e mirë e mençur. Duhet teëketë konsekuence nëse nuk ka konsekuence dhe një detyrim që ke përgjegjësi pune, nuk e bënë si duhet dhe do të ketë ngecje në disa fusha. Një sistem politik që ka mekanizmin e (kontrollit, monitorimit) dhe atë motivimit (stimulimit), është një politik e mirë. Matja e performancës bëhet jo me atë qe ka kur hynë dhe del në pune po me shërbimet që ofron qytetarit.
Fatmir Haxholli, Magjistër i Studimeve Bashkëkohore Evropiane
Komunat duhet të hartojnë planin e veprimit për plotësimin e kritereve qe kërkohen për integrim apo afrim në Evrope, sipas kritereve dhe direktivave qe kërkohen te plotësohen nga UE-ja, një gjë te tille kërkon për plotësim te këtyre kritereve niveli qendror duke kërkuar nga pushteti lokal. Pushteti lokal duhet te nxjerrin akte e ato duhet te jene në harmoni me ligjet nacionale dhe të UE-se. U cilësua si e domosdoshme se zyra për shërbime me qytetaret duhet të jete shume dinamike ne drejtim te ofrimit sa me efikas te informacionit dhe shërbimeve për qytetarin.
Komunat duhet te bëjnë këto përmirësime si:
• Ngritja e kapaciteteve njerëzore
• Pushtetet lokale nuk menaxhojnë mire me financat , me mjete publike
• Administrimi me staf te ngarkuar
• Respektim i kompetencave qe niveli qendror i ka dhëne nivelit lokal (komunave)
Ligjëruesi, Haxholli theksoj se, komunat duhet et dëshmojnë me një planifikim te mire, me dhënat lidhur për kriteret qe janë kërkuar nga niveli qendror qe duhet komunat me i plotësuar, por deri me tani nuk kane afrua te dhëna te plota, statistika se deri kund kane arrite.
Parimet:
Paanshmërisë,
Llogaridhënies,
Subsidiaritetit-me u be një pune e mire duhet te bartet ne nivel lokal ketë për te matur administratën – performance është me atë te ofrimit te shërbimit me te mire te qytetari.