Komuna e Gjilanit është pjesë e Auditimit Social në nivel lokal, i cili ka nisur në nëntë komuna të Kosovës. Gjatë trajnimit të Auditimit Social, grupi i auditorëve socialë në Gjilan kuptuan rëndësinë e angazhimit të tyre në monitorimin e projekteve kapitale në komunë. Kjo qasje ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe fuqizimit të zërit të qytetarëve përballë autoriteteve lokale në ofrimin e shërbimeve dhe realizimit sa më mirë të projekteve kapitale.
Projekti për Auditimin Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).