Durrës, Republika e Shqipërisë
27 – 29 nëntor 2014
Ligjeruesit:
• Besnik Tahir, Magjistër i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
• Fatmir Haxholli, Magjistër i Integrimeve evropiane
Temat:
• Qeverisja Lokale në Kosovë (përpjekjet drejt shërbimeve efikase në nivelin lokal)
• Komunat në Rolin e Organizatave me performance të lartë
• Roli i Komunave karshi Integrimit Evropian
QEVERISJA DHE ADMINISTRATA LOKALE – NË ROLIN E ORGANIZATËS ME PERFORMANCË TË LARTË
Komunat duhet të angazhohen që përmes rishikimit funksional të administratës të definojnë referencat e punës dhe pozicionet e stafit në secilin sektor. Komunat duhet të shtojnë vëmendjen në një varg çështjesh të rëndësishme, që përqendrohen në mënyrë specifike në nevojën për të bërë një rishikim funksional dhe për të siguruar që shërbyesit civil komunal të plotësojnë kushtet e duhura administrative dhe profesionale që kërkohen për kryerjen e funksioneve komunale.
Rishikimi funksional i personelit në nivel komunal
Komunat duhet të bazohen në përvojën e vendeve të Evropës Lindore, që janë marrë me sfida të ngjashme të personelit duke u mbështetur në punët që kanë të bëjnë me rishikimin funksional me qëllim që të identifikojnë në mënyrë sistematike, të ripërcaktojnë nevojat më të rëndësishme funksionale dhe të bëjnë ndarjet organizative në komunë, duke i risistemuar punonjësit në bazë të profileve dhe të aftësive të tyre që lidhen me njësitë e ri-definuara funksionale të komunës.
Rishikimi funksional ndërlidhet me përpjekjet e mëdha për aftësimin e punonjësve me qëllim të ngritjes së aftësive së tyre. Një iniciativë e tillë duhet të plotësohet edhe me pako të ndihmës dhe përkrahjes profesionale e teknike nga MAPL dhe MAP që do të ketë për qëllim të krijojë një sistem të qëndrueshëm për menaxhimin e personelit, të bazuar në meritokraci.
Menaxhimi dhe udhëheqja e në procesion e modernizimit
Modernizimi i menaxhmentit ka për qëllim që në mënyrë gjithëpërfshirëse të zhvillojnë aftësitë e rëndësishme dhe përgjithësisht të ndryshojnë mënyrën e të menduarit të menaxherëve dhe punëtorëve komunalë drejt një kulture më pro aktive të menaxhimit.
FINANCAT NDËRQEVERITARE DHE KOMUNALE
Krijimi dhe menaxhimi i të hyrave lokale
Vjelja e tatimit është një sfidë shumë e madhe për komunat e Kosovës, të cilat e marrin shumicën e financimit të tyre nga pushteti qendror. Në anën tjetër kjo ka quar në një diskutim të rëndësishëm në lidhje me nivelet e duhura të financimit të komunave përmes granteve – d.m.th., se a u janë dhënë komunave mandate pa u ndarë edhe fondet përkatëse. Për këtë arsye Komunat duhet të jenë në gjendje të përcaktojë sasinë e ndryshimit ndërmjet të hyrave potenciale vetanake dhe kërkesave të tyre për fonde për të administruar shërbimet që u janë dhënë si përgjegjësi.
Sistemet lokale të investimeve kapitale
Për përmbushjen e përgjegjësive të tyre të reja në ofrimin e shërbimeve sektoriale të përcaktuara në LPFL dhe në Porpozimin e Ahtisarit, pushteteve lokale do tu duhet një rritje e madhe ne financimin për investime kapitale – për të mos thënë ndërrim të plotë të sistemit ekzistues lokal të financimit për investime kapitale.
Për momentin, komunat e Kosovës funksionojnë me mekanizma të dobët, të formuar aty për aty, për financimin e investimeve kapitale të kufizuar në masë të madhe më opsionet që janë në dispozicion në kuadër të procesit vjetor të buxhetit. Duke pasur parasysh mungesën e vizionit të planifikimit zhvillimor në procesin e buxhetit, financimi i investimeve kapitale në komuna është penguar në mënyrë të ngjashme dhe nga vendimmarrja ad hoc dhe afatshkurtër.
Komunat rrezikojnë të përfundojnë 2014-ën me dhjetëra milionë suficit
Duke qenë të kufizuara nga Ligjet në fuqi, procedurat e komplikuara të prokurimit dhe pamundësia për rishikim buxhetor Komunat pritet të kenë me dhjetëra milionë suficit
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në kuadër të programit edukativ Akademia për Qeverisje Lokale –Moduli V, bashkë me pjesmarrës komunal diskutoi rrugën që duhet ndjekur drejt avancimit të mëtejm të qeverisjes lokale në veçanti ofrimin e shërbimeve dhe ngritjen e performacës së komunave.
Gjatë diskutimeve u vu theksi tek menaxhimi financiar nga komunat duke pasur parasysh se Ligji për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) ka për qëllim forcimin e autonomisë fiskale dhe të përgjegjësive të komunave për menaxhimin – në proporcion me kompetencat e tyre për ofrimin e shërbimeve – dhe në të njëjtën kohë sigurimin e një kornize efikase për përgjegjësi fiskale ndërinstitucionale.
Për momentin, komunat e Kosovës funksionojnë me mekanizma të dobët, të formuar aty për aty sa i përket financimit të investimeve kapitale dhe po ashtu janë të kufizuara në masë të madhe me opsionet që janë në dispozicion në kuadër të procesit vjetor të buxhetit. Duke pasur parasysh mungesën e vizionit të planifikimit zhvillimor në procesin e buxhetit, financimi i investimeve kapitale në komuna është penguar në mënyrë të ngjashme dhe nga vendimmarrja ad hoc dhe afatshkurtër.
Duke qenë të kufizuara nga Ligjet në fuqi, procedurat e komplikuara të prokurimit dhe pamundësia për rishikim buxhetor Komunat pritet të kenë me dhjetëra milionë suficit, shto këtu faktin se këto të fundit kanë marrë përsipër dhe mbulimin e rritjes së pagave. Andaj shtrohet nevoja që Komunat bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ministrit e linjës të gjejnë mënyra më të sakta drejt procesit të planifikimit dhe manaxhimit të financave në nivelin lokal.
Pra Komunat e kanë të domosdoshëm që të ndërtojnë Sistemin e Planifikimit të Integruar duke vendosur në të një tërësi parimesh operative për të siguruar realizim sa më të efektshëm dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave qeverisëse në tërësi. Kështu sigurohet një kuadër i gjerë brenda të cilit funksionojnë proceset kryesore të qeverisjes për planifikimin financiar dhe të politikave. Sistemi i Planifikimit të Integruar duhet të jetë sistemi kyç i vendimmarrjes për përcaktimin e drejtimeve strategjike dhe shpërndarjen e burimeve.
Nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës, qëllimi kryesor i SPI-së duhet të jetë hartimi i një plani strategjik, duke përfshirë këtu edhe harmonizimin, përshtatjen e sistemeve ekzistuese të planifikimit brenda sistemit të ri, riorganizimin e strukturave organizative, dhe eliminimin e kërkesave të përsëritura nga sektorët. Në këtë mënyrë shmanget copëzimi dhe përsëritja mes politikave kryesore të qeverisjes dhe proceseve të planifikimit financiar.