Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizuan punëtorinë dyditore për Bashkëpunimin Ndërkomunal – Mundësitë e partneritetit publiko privat përmes BNK-së. Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi dhe trajtimi i sfidave dhe përpjekjeve për të promovuar dhe fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal në funksion të qeverisje së mirë dhe zhvillimit ekonomik lokal.
Pjesëmarrësit të ngarë në grupe simuluan procese dhe shembuj tematikë të BNK-së për arritjen e marrëveshjeve të partneritetit publiko privat për ofrimin e shërbimeve publike, sfidave dhe propozimeve për të ardhmen në këtë fushë.
Bashkëpunimi ndërkomunal është praktikë e punës së dy apo më shumë komunave për qëllime të interesit publik në të mirë të qytetarëve dhe komunave që hyjnë në marrëdhënie bashkëpunimi.
Instituti KLGI, është duke ofruar përkrahje, nëpërmjet programit në ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave rajonale.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.