Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në partneritet me UN-Habitat mbajtën sesionin e parë/moduli i pestë (V) të programit edukativ Akademisë për Qeverisje Lokale.
Ky modul po realizohet nga data: 12 – 13 maj, 2016 (e enjte – e premte), në Hotel OK – Prizren. Në këtë modul po trajtohen temat: “Planifikimi Strategjik; Planet Investive dhe Roli i shoqërisë në Demokratizimin e Komunave”.
Në hapje të sesionin z. Besnik Muçaj, menaxher i programeve – instituti KLGI, theksoi se ky modul ka një rëndësi të veçantë për komunat dhe gjithë akterët tjerë për faktin se planifikimi i mirëfilltë, strategjik, i balancuar, gjithëpërfshirës dhe i integruar prek shumë fusha sektoriale dhe secilin dimension jetësorë duke nisur nga planifikimi i banimit e deri tek planet strategjike.
Ndërkaq znj. Klodeta Krasniqi, zyrtare e UN-Habitat fillimisht foli për angazhimet që ata kanë për ti ndihmuar komunat dhe institucionet qendrore në hartimin e planeve strategjike investive, duke nisur nga procesi i planifikimit, konsultimit e deri tek implementimi dhe matja e impaktit.
Znj. Krasniqi theks të veçantë vuri tek procesi i konsultimit, përfshirjes së fokus grupeve, banorëve dhe grupeve të margjinalizuara duke nisur nga procesi i dizajnimit, formulimit të projekteve e deri tek implementimi. Ajo theksoj se vetëm nëpërmes bërjes hisedar të qytetarëve mund të kemi projekte të qëndrueshme investive.
Duke folur për sfidat e planifikimit strategjik dhe planifikimit investive znj. Krasniqi theksoi se njëra ndër sfidat kryesore në planifikimin strategjik dhe investiv është ndërtimi i një ure në mes të institucioneve. Shumë shpesh, në procese të rëndësishme, lidhja nga niveli qendror në nivelin lokal është shumë e rëndësishme pasi që të gjitha veprimet reflektohen në një nivel të vetëm.
Ndërkaq z. Vigan Perani, zyrtar i UN-Habitat foli për procesin organizativ dhe atë operacional të implementimit të projekteve kapitale. Ai theksoj se procesi i konsultimi dhe gjithëpërfshirjes përveç aspekteve që rezultojnë në funksionalitetin e investimeve ato indirekt zhvillojnë edhe demokracinë lokale.
Nëpërmes involvimit të fokus grupeve dhe profesionistëve adresohen nevojat dhe prioritetet e ndryshme, paraqiten rezultate të përshtatshme dhe inovative, dhe ka rritje të shfrytzueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së projektit.
Moduli i pestë i LGA, në sesionin e dytë do të trajtoi rolin e shoqërisë civile në demokratizimin e komunave.
Programi mbështetet nga Fondacioni Friedrich Erbert Stiftung.