Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, është duke implementuar projektin “Dialogue for European Municipalities (DEM).
Qëllimi i projektit DEM është të forcojë qeverisjen lokale nëpërmes: avancimit të bashkëpunimit ndër-institucional në hartimin e politikave; ndërtimit të kapaciteteve dhe zgjerimit të praktikave të mira; prioritizimit dhe forcimit të agjendës për qeverisjen lokale; promovimit të digjitalizimit, inovacionit; dhe forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.
Projekti ndërhyn në tre (3) komponentë: (1) Forcimi i i Dialogut dhe Bashkëpunimit Rajonal; Përmes këtij komponenti, KLGI synon të rrisë bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon. Ky komponent synon të krijojë një platformë për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim të praktikave, promovimin e nismave të përbashkëta, identifikimin dhe promovimin e iniciativave për ndërtimin e programeve dhe aplikimeve të përbashkëta në fondet zhvillimore (IPA, Fondet Rajonale). (2) Forcimi i Dialogut Ndër-institucional në Zhvillimin e Politikave dhe Ngritjen e Kapaciteteve; Nëpërmjet forcimit të dialogut ndërinstitucional, synohet identifikimi, adresimi dhe harmonizimi i politikave dhe legjislacionit. Në të njëjtën kohë, synohet qartësimi i kompetencave dhe obligimeve, avancimi i ndërveprimit dhe rritja e rolit të nivelit qendror në mbështetjen teknike, operative dhe financiare të komunave. (3) Promovimi i digjitalizimit; Avokimi për politikat lokale dhe promovimin komunal; Ky komponent kontribuon në rritjen e grupeve tematike profesionale dhe avokimit të komunave përmes të dhënave përmbledhëse që promovon komunat dhe arritjet e tyre (informacione për pushtetin lokal, debate lidhur me pushtetin lokal dhe adresimin dhe përgjigjen ndaj interesave dhe prioriteteve komunale).
Përfituesit kryesor të këtij projekti janë komunat, ministritë e linjës dhe autoritetet lokale. Përfitues tjerë të projektit përfshijnë qytetarët dhe komunitetin.
Kohëzgjatja: 2021 – 2024
Programi për angazhim të qytetarëve – Citizen Engagement Activity (CEA) është një program pesë vjeçar i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe implementohet në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), dhe partnerë tjerë. Programi do të përkrahë aktivitete të shumta të cilat synojnë përmirësimin e lidhjes së shoqërisë civile me qytetarë, bashkëpunimin brenda sektorit dhe me sektorë të tjerë, si dhe diversifikimin e burimeve të shoqërisë civile përtej fondeve të donatorëve të huaj me qëllim të fuqizimit të pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve publike dhe të Organizatave të Shoqërisë Civile ndaj publikut.
CEA do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave në vijim:
Objektiva 1: Fuqizimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile me qytetarë dhe qytetare të Kosovës, nxitja e aktivizimit komunitar dhe rritja e kërkesës për llogaridhënie;
Objektiva 2: Krijimi i partneriteteve brenda dhe ndërmjet sektorëve dhe rritja e besimit mes OShC-ve, qytetarëve, sektorit privat dhe institucioneve publike;
Objektiva 3: OShC me njohuri e aftësi të shtuara që e shfrytëzojnë kuadrin e përmirësuar ligjor dhe zhvillojnë kulturën e përkrahjes së aktiviteteve jo-për-përfitim nga burimet vendore dhe të diasporës.
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI, është partner implementues i këtij projekti i cili do të angazhohet në kuadër të objektivit I dhe III. Fokusi jonë do t të jetë në ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në monitorimin e standardeve minimale të konsultimit publik në nivel lokal dhe monitorimin e fondeve publike që ipen për organizatat e shoqërisë civile.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë organizatat e shoqërisë civile dhe përfitues tjerë të projektit përfshijnë qytetarët dhe komunitetin.
Kohëzgjatja: 2022 – 2026
Local Governance Academy/Akademia për Qeverisje Lokale është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. Programi LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese, shkëmbimit të përvojave dhe marrjen e praktikave të mira përmes vizitave studimore
Përmes ofrimit të platformës edukative për dhjetë gjenerata, programi LGA ka ofruar trajnime për zyrtarë komunalë, akterë të qeverisjes lokale dhe shoqërisë civile që përfaqësojnë të gjitha komunat e Kosovës. Programi LGA ofron ligjerata nga profesionistë, diskutime, debate, punë në grupe dhe vizita studimore rajonale në fushën e qeverisjes lokale. Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë zyrtarët komunal, ministritë e linjës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Kohëzgjatja: 2012 – Ongoing
Support for Stronger and Sustainable Municipalities (SSSM) një projekt i implementuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) përgjatë viteve 2017-2021, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Instituti KLGI nëpërmjet projektit SSSM ka synuar përmirësimin e funksionalitetit, qëndrueshmërinë dhe performancën e komunave përmes një numër të ndërhyrjeve të cilat rezultojnë me reduktimin e vazhdueshëm të paqartësive të legjislacionit dhe politikave. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është mbështetja e programit për bashkëpunimin dhe koordinimin ndër-institucional të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapacitetve në formulimin e politikave dhe autonomisë lokale. Një element thelbësor i këtij programi është ngritja e kapaciteteve dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies, përmes pjesëmarrjes aktive të komunitetit, bashkëpunimit ndër-komunitar dhe përfshirjes aktive të shoqërisë civile.
Zbatimi i këtij projekti ka synuar arritjen e një procesi konsultimi të mirë-informuar dhe gjithëpërfshirës me ekspertizën e nevojshme për zhvillimin e politikave/legjislativit; Rritjen e konsultimeve, koordinimit dhe bashkëpunimit brenda/ndërkomunal, ndër-komunitar, si dhe qendror-lokal; Ngritjen e kapaciteteve dhe praktikave të zgjeruara për ta bërë planifikimin e qëndrueshëm komunal pjesë integrale të qeverisjes lokale; Përfshirjen e grupeve të komunitetit, profesionistëve të rinj dhe grupeve jo-shumicë në proceset e politikave dhe vendimmarrjes.
Përfituesit kryesor të këtij projekti janë komunat dhe autoritetet lokale. Përfitues tjerë të projektit përfshijnë qytetarët, komunitetin dhe shoqërinë civile.
Kohëzgjatja: 2017 – 2021
Projekti Community Justice Mapping in Kosovo/Harta e Drejtësisë në Komunitet në Kosovë është projekt i implementuar nga Instituti KLGI dhe mbështetur nga USAID. Objektiva kryesore e këtij projekti është zhvillimi dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësimin e qasjes në drejtësi në Kosovë. Qëllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi e një analize hulumtuese sipas skemës së grantit, e cila ofron njohuri mbi përvojat, pikëpamjet dhe zgjidhjet që grupet e nën-përfaqësuara i konsiderojnë si të rëndësishme për t’u adresuar në mënyrë që të kenë qasjen e duhur në drejtësi.
Ky raport prezanton të dhënat e mbledhura përmes një metodologjie duke kombinuar analizën e dokumenteve strategjike, raportet, intervistat e drejtpërdrejta dhe anketat me 367 qytetarë nga grupet e synuara: gratë, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiane, komunitetet jo-shumicë serbe, turke dhe boshnjake, të moshuarit dhe njerëzit me të ardhura të ulëta financiare. Pyetësorët u hartuan për të matur fillimisht gjendjen ekonomike e sociale e të anketuarve, për të vazhduar tutje me matjen e njohurive të tyre juridike, njohuritë mbi mediat, e në fund edhe për të matur nevojën për ndihmë juridike falas të qytetarëve.
Përfituesit kryesor të këtij projekti janë grupet nën-përfaqësuara: gratë, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptiane, komunitetet jo-shumicë serbe, turke dhe boshnjake, të moshuarit dhe njerëzit me të ardhura të ulëta financiare.
Kohëzgjatja: 2022
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në bashkëpunim me Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF dhe në mbështetje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) kanë implementuar Grantin Institucional të DSP-së, i cili si projekt synonte të ndërhynte në forcimin e kapaciteteve komunale, duke njohur vlerat, specifikat dhe veçoritë. Qëllimi kryesor i projektit ishte kthimi i qeverisjes lokale në prioritetet kryesore të agjendës së zhvillimit, duke e bërë kështu qeverisjen lokale më proaktive. Objektivat kryesore të projektit përfshijnë: (1) Qeverisja e mirë – forcimi i transparencës, llogaridhënies, mbikëqyrjes dhe konsultimit, (2) Rritja e performancës – ofrimi i shërbimeve lokale/plotësimi i nevojave deri te përdoruesi e fundit, (3) Zhvillimi Ekonomik, Financat Lokale – Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përmirësimi i menaxhimit të financave lokale (4) Dimensionet strategjike – mbështetja e shërbimeve në fushat sektoriale.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë komunat dhe autoritetet lokale. Përfitues tjerë të projektit përfshijnë shoqërinë civile dhe qytetarët.
Kohëzgjatja: 2016 – 2018
Qëllimi i përgjithshëm i programit Youth Engagement in Local Democracy/Angazhimi i të rinjve në Demokracinë Lokale ishte angazhimi i të rinjve që synojnë të përfshihen drejtpërdrejt në pushtetin lokal. Fokus grupi i këtij programi ishin OJQ-të, studentët, mediat lokale, aktivistët dhe grupet e nën-përfaqësuara në Kosovë. Programi ka mundësuar zhvillimin e debateve, shkëmbimit të informacionit, punës në grup dhe rrjetëzimit ndërmjet të rinjve nga komunat e synuara. Programi ka mbledhur shumë asambleistë duke përfshirë spektrin e gjerë të përfaqësimit partiak nëpër komuna. Qasja programore bazohej në këto shtylla: Menaxhimi organizativ; Analiza politike; Komunikimi politik; dhe Fushata Zgjedhore. Formati i përzgjedhjes u bazua në përfaqësim të barabartë, me delegacion nga partitë politike nga tre (3) pjesëmarrës. Ky program ka kontribuar në rritjen e njohurive dhe kompetencave të të rinjve për qeverisjen lokale, si dhe në shkëmbimin e përvojave mes të rinjve që veprojnë në parti politike.
Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë të rinjtë. Përfituesit tjerë të projektit përfshijnë OJQ-të, aktivistët dhe grupet e nën-përfaqësuara.
Kohëzgjatja: 2021 – Ongoing