Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në mbështetje të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtorinë lidhur me prezantimin e dokumenteve strategjike të hartuara nga MZHR për gjatë vitit 2020.
Gjatë kësaj punëtorie u diskutua dhe u prezantuan dokumentet si: Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020 – 2030; Dokumenti Shpjegues i Politikave Rajonale në Bashkimin Evropian; Analiza e investimeve kapitale në rajonet zhvillimore për vitin 2019; Analiza për Subvencione dhe Grande për vitin 2019; Prezantimi i buxhetit të MZHR-së 2021-2023; Ligji për zyrtarët publikë dhe rregulloret e reja për zbatim.
Zhvillimi i balancuar rajonal si politikë konsiderohet si në baza ekonomike, sociale po ashtu edhe politike. Andaj, zhvillimi rajonal i balancuar nuk mund të arrihet pa ngritjen e kapaciteteve të rajoneve në mënyrë që të kenë një konkurrencë të mirëfilltë ndër rajonale. Para se gjithash, është e nevojshme të ndërmerren masa për të ngritur konkurrencën ndër rajonale në mënyrë që të arrihen nivele më të larta të produktivitetit, punësimit dhe prosperitetit.
Në këtë aspekt, fokusi duhet të jetë në përcaktimin e qëllimeve dhe prioriteteve afatgjata të politikës së zhvillimit rajonal që mundëson koordinimin e politikave tjera sektoriale për zhvillim socio-ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë. Njëkohësisht, planifikimi rajonal nuk duhet të përfshijë vetëm masat e përbashkëta për vënien e ekuilibrit ndërmjet rajoneve, por para së gjithash artikulimin për zgjidhje me instrumente dhe praktika që duhet të sjellë politika rajonale për secilin rajon zhvillimor.
Zhvillimi rajonal i balancuar ka për qëllim uljen e dallimeve në aspekt të zhvillimit socio-ekonomik dhe ngritjes së cilësisë së jetës në rajone zhvillimore. Zhvillimi rajonal i balancuar nuk mund të arrihet pa ngritjen e kapaciteteve të rajoneve në mënyrë që të ketë një konkurrencë të mirëfilltë ndër rajonale.
Ky diskutim ishte në kuadrin e mbështetjes profesionale që po ofron Instituti KLGI për Institucionet në ngritjen e kapaciteteve dhe hartimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.