Prezantimi i Hulumtimit “Kryetari Komunës – Përfaqësues apo Dominues?”

Vendi: Hotel Grand
Data:7 nëntor 2012

Referuesit:

Slobodan Petrovic, Zëvendës-Kryeministër dhe Ministër i Administratës së Pushtetit Lokal

Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar

Menduh Vlashi, Kryesues i Kuvendit Komunal – Hani i Elezit

Besa Luzha, Përfaqësuese e FES-it

Fatmir Matoshi, Drejtor i OJQ “D-Press”

Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e Shkollës Politike të Prishtinës

Temat

•    Reforma e Qeverisjes Lokale dhe Decentralizimi në Kosovë – institucionet e ndryshme, pikëpamjet e ndryshme?
•    Llogaridhënia në Qeverisjen Lokale – Kryetari Komunës – Përfaqësues apo Dominues  
•    Trekëndëshi në Pushtetin Lokal: Kryetar (ekzekutiv) – kuvend komunal (legjislativ) – qytetar (shoqëri civile) – Perspektiva komunale

Instituti Kosovarë për Qeverisje Lokale rekomandon rishqyrtimin e pagave për delegatët e Asambleve Komunale në mënyrë që të rritet kualiteti i punës së Kuvendeve. KLGI paralajmëron degradim dhe mosinteresim të ekspertëve të ndryshëm për të garuar për Asamble nëse ata sanksionohen me ligj për të punuar me pagesat aktuale vetëm si asamblistë. Prishtinë, 07 nëntor, 2012 – Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mbajti konferencë vjetore ku u prezantua studimi me titull “Kryetari Komunës – Përfaqësues apo Dominues?”.

Ky publikim analizon baraspeshën institucionale të institucionit të Kryetarit kundrejt Kuvendit Komunal dhe Ekzekutivit, si dhe marrëdhëniet e Kryetarit të Komunës me akterë lokal dhe qytetarë.

Në fjalën hyrëse, Zv. Kryeministri i Republikë së Kosovës, z. Slobodal Petrovic, falënderoi Institutin Kosovar për  Qeverisje Lokale për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e pushtetit lokal, dhe po ashtu ju referua zhvillimeve në fushën e qeverisje lokale katër vite pas nxjerrjes së Kushtetutës. Z. Petrovic theksoi se, qëkur ka filluar procesi i decentralizimin janë shënuar hapa të rëndësishëm duke sjellë shërbime më efikase për qytetarët, dhe se ky proces duhet te vazhdoj. 

Për këtë qëllim sipas z. Petrovic duhet marr në konsideratë rekomandimet që dalin nga institute të ndryshme dhe të shoqërisë civile dhe akterë tjerë në këtë proces.

Z. Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, theksoi se, ‘Konstatimi i themelor i këtij publikimi është se roli i institucionit të kryetarit në sistemin e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës shtron nevojën për më shumë kontroll, baraspeshë dhe mbi të gjitha llogaridhënie të brendshme institucionale, si dhe kundrejt publikut”.

Z. Tahiri elaboroi që publikimi argumenton se për shkak të rolit shumë të fuqishëm të institucionit të kryetarit në njërën anë, dhe në anën tjetër rolit pasiv të Kuvendit Komunal, i kombinuar me apatinë qytetare rezulton me shfaqjen e një deficiti demokratik shumë shqetësues për zhvillimet e qeverisjes lokale tani, dhe në të ardhmen.

Sipas z. Tahiri, në esencë publikimi synon të qartësojë pozicionimin e institucionit të kryetarit si institucion kyç në trekëndëshin, kryetar (ekzekutiv) – kuvend komunal (legjislativ) – qytetar (shoqërisë civile).

Konferenca u karakterizua nga debati interaktiv mes zyrtareve të komunave, përfaqësueseve të shoqërisë civile, dhe pjesëmarrësve të tjerë. Po ashtu në konferencë u prezantuan edhe perspektiva e komunave dhe shoqërisë civile në këtë proces për raportet e Kuvendeve Komunale (legjislativit) në raport me Kryetarin e Komunës (egzekutivit).

Drejtuesi i organizatës D-Press, z. Fatmir Matoshi, theksoi se, “në rast se vëzhgohet kujdesshëm fuqia e Kryetarit kundrejt Kuvendit Komunal, dhe veçanërisht në rast se analizojmë marrëdhëniet e këtij institucioni me qytetarë do të ishim dëshmitar të koncentrimit të pushtetit në këtë adresë”.

Dhe ky realitet, sipas z. Matoshi, do të duhej ndryshuar sepse po shohim keq-menaxhim të mjeteve financiare, po shohim keq-ekzekutim të mandatit, dhe po shohim qytetarin e zhveshur nga ndikimi. z. Matoshi përmendi nevojën për ndryshime legjislative, si dhe për vendosjen e praktikave të qarta të llogaridhënies në kuadër të institucioneve, si dhe në marrëdhëniet e tyre me qytetarë.

Ndërkaq rekomandimet që dalin nga ky studim tregojnë se: kryetarët e komunave duhet të krijojnë platforma të qarta komunikimi me publikun e gjerë dhe qytetarët, në mënyrë që të sigurohet që politik-bërja në nivel komunal të jetë e përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Po ashtu, është domosdoshmëri që përpos komiteteve obligative komunale, kryetarët e komunave duhet të bëjnë përpjekje dhe të inkurajojnë themelimin e komisioneve sektoriale të Kuvendit në mënyrë që të rritet veprimi ndërmjet organeve komunale legjislative dhe ekzekutive.

Është e domosdoshme që MAPL dhe Asociacioni i Komunave të iniciojnë ngritjen e të ardhurave për këshilltarët komunal, ndërkaq komunat duhet të sigurojnë hapësirat për veprim dhe mbështetje teknike duke përshirë zyrat, dhe resurset tjera të mjaftueshme për funksionim.

Sa i përket përzgjedhjes së drejtorëve të drejtorive KLGI rekomandon fuqishëm që të ndryshohet forma e zgjedhjes, duke kaluar nga emërimet në atë të përzgjedhjes përmes një procesi të hapur konkurrues (profesional dhe akademik) të bazuar në meritokraci dhe kritere të qarta. KLGI po ashtu rekomandon që të krijohet linjë e veçantë buxhetore për organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të rritet pjesëmarrja aktive e tyre

Lini një Përgjigje