Në kuadër të projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale” Instituti KLGI po mban modulin e parë me temën “Përkrahja e Komunave në Avancimin e Politikave Publike” në Republikën e Shqipërisë.
Sesioni i parë trajnues fillimisht do të shërbejë për familjarizimin e pjesëmarrësve me programin dhe njëherësh do të adresojë hartimin dhe zbatimin e politikave publike. Në këtë kontekst, ky trajnim modular ka për qëllim trajnimin e pjesëmarrësve me kontekste të ndryshme të politikave publike, rolin e tyre në nivelin demokratik të qeverisjes dhe fushat e veprimit apo mosveprimit.
Në sesion u theksua se politikat publike janë të lidhura fort me racionalizimin e veprimit publik, përderisa vlerësimi i politikave publike synon të përcaktoj se në çfarë mase një politikë publike ka arritur objektivat e vendosura dhe ka prodhuar impaktet e pritura nga publiku.
Ligjërues në këtë modul është z. Adem Beha, Profesor i Politikave Publike në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast po adreson mungesën e aftësive të adresimit të çështjeve komplekse përmes politikave konkrete në Kosovë. Andaj, në procesin e bërjes së politikave është me rëndësi të njihen raportet e bashkëveprimit mes akterëve, grupeve të interesit, ekspertëve të jashtëm si dhe konfliktet e interesave të tyre.
Aq sa është i rëndësishëm planifikimi dhe arsyetimi i një programi po aq e rëndësishme është komponenta e monitorimit dhe vlerësimit. Gjatë vlerësimit dhe evaluimit, ose thënë më mirë, gjatë analizimi duhet të kihen parasysh: Aspektet, qëllimet dhe metodat. Analiza e vlerësimit dhe evaluimit kërkon shpjegim jo përshkrim, argumentim, për shkaqe dhe pasoja.
E një aspekt tejet i rëndësishëm në zbatim janë edhe format e sistemet, në menyrë që të shmanget coptëzimini i politikave dhe financave. Pra, një Sistem i Planifikimit të Integruar (SPI) duhet të paraqes një tërësi parimesh operative që siguron realizimin, në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar, të planifikimit dhe monitorimit të politikave qeverisëse në tërësi.
Ndërkaq, z. Besnik Tahiri po adreson rolin e politikave publike si komponentë shumë e rëndësishme e shoqërisë. Në këtë aspekt, element i rëndësishëm është vendim-marrja, pasi që vjen si prodhim i politikë-bërjes dhe ndikon në jetën e individëve në mënyrë direkte dhe të vazhdueshme.
E për këtë rol të rëndësishëm kanë autoritetet qeverisëse që njihen si aktorët e dorës së parë është roli i në procesin vendim-marrjes, pra të qeverisësh do të thotë të bësh politika publike. Burimet e qeverisë janë gjithmonë po ato: fuqia legjislative, kontrolli mbi financat publike, informacioni dhe media.
Pjesëmarrës në këtë modul janë drejtorët dhe menaxherët komunal nga të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.