You are currently viewing Planifikimi strategjik rrit fokusin për investime në zhvillim të qëndrueshëm

Planifikimi strategjik rrit fokusin për investime në zhvillim të qëndrueshëm

Instituti KLGI mbajti sesionin trajnues me temën ‘Si të përmirësohen hartimi, monitorimi dhe implementimi i strategjive komunale’, duke shkëmbyer përvoja me zyrën strategjike të qeverisë. Pjesëmarrës në këtë sesion trajnues ishin përfaqësues nga Drejtoritë e Zhvillimit Ekonomik nga komunat.

Për më tepër, sesioni trajnues si synim kishte që përmes shpalosjes së problemeve nga komunat të dalin rekomandime/propozime konkrete për përmirësimin e hartimit, monitorimit dhe implementimit të politikave publike.

Koordinatori Nacional për Reformë Shtetërore, z. Besnik Tahiri, duke folur për reformën shtetërore vuri theksin se Administrata publike efektive dhe kapaciteti administrativ për zhvillim të politikave adekuate është një faktor themelor për një zhvillim të qëndrueshëm, rritje të mirëqenies, ofrim më të mirë të shërbimeve për qytetarët.

Reformimi i administratës publike është karakterizuar nga trendët dhe zhvillimet e brendshme që kërkohen për vendosjen e një sistemi sa më të mirë të politikë-bërjes si shtyllë kryesore e një sistemi demokratik, transparent dhe efektiv, si dhe për përgatitjen e kapaciteteve administrative për të marrë përsipër obligimet që dalin nga anëtarësimi në BE. Njëkohësisht u fol edhe për angazhimet e përbashkëta qeveri-komuna dhe rezultatet në këtë fushë. U theksua se ditët në vijim, do të harmonizohet agjenda e veprimit për vitin e ardhshëm.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Muçaj, vuri theksin te përmirësimi i koordinimit dhe planifikimit të politikave si domosdoshmëri për integrime andaj ekziston nevoja për të arritur harmonizim më të mirë midis politikave publike lokale dhe buxhetit. Strategjitë zhvillimore të komunave është e nevojshme të jenë konform nevojave dhe kapaciteteve të komunave, megjithatë ato duhet të korrespondojnë me gjendjen faktike të komunave në mënyrë që të jenë të implementueshme.

Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës, z. Vedat Sogojeva foli për përmirësimin hartimin, monitorimin dhe implementimin e politikave publike, duke theksuar se një proces efektiv i planifikimit ofron siguri të përmirësimit të cilësisë së politikave dhe ofrimit të shërbimeve.

Ndërkaq, z. Venhar Nushi, përfaqësues i Zyrës për Planifikim Strategjik në Qeverinë e Kosovës, theksoi se procesi i hartimit të strategjisë bazohet në vlerësimet e brendshme dhe të jashtme duke identifikuar sfidat dhe problemet kryesore në sistemin e planifikimit dhe koordinimit të politikave në Kosovë.

Përpos infomaconit, diskutimeve dhe prezantimeve lidhur me temën pjesëmarrësve ju shpërnda edhe materjal pune në këtë fushë. Kjo është edhe mundësi e mirë e forcimit të komunikimit të strukturuar në mes komunave dhe zyrës për planifikim strategjik.

Ky aktivitet është në shtyllën e përmirësimit të ciklit të politikave publike në nivel lokale dhe realizohet në kuadër të projektit në ‘Mbështetje të Komunave më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje