Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri z. Grubi foli për arritjet dhe sfidat në zhvillimin e politikave, në funksion të forcimit të qeverisjes lokale. Para së gjithash, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët. Njëkohësisht, në adaptimin e praktikave të mira evropiane, me qëllim të stimulimit dhe fuqizimit të zhvillimit ekonomik lokal.
Gjithashtu, ai foli për potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar në mes të komumave, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, ofrimit të shërbimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e ekonomisë dhe kulturës.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, prezantoi programin dhe qëllimin e vizitës dhe shprehi falënderimin për pritjen dhe bashkëpunimin e përhershëm.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.