Vizita në Bashkitë e Republikës së Shqipërisë përfundoi me takimin në Bashkinë e Fierit, ku delegacioni i Komunës së Kamenicës dhe Institutit KLGI u pritën nga Kryetari Armando Subashi dhe Nën-kryetarja Enkelejda Peshkëpia.
Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe punën që po bëhet në Bashkinë e Fierit, me theks të veçantë lidhur me kapacitetet për thithjen e fondeve për investimet kapitale, kryesisht në sektorin e bujqësisë. Po ashtu, u fol edhe për sfidat e dy-anshme në fushën e arsimit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Takimi shërbeu edhe për shkëmbimin e përvojave nga të dyja qytetet meqenëse Kryetarët ballafaqohen me probleme të ngjashme, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha konkrete.
Takimet në tri (3) Bashkitë e Republikës së Shqpërisë ishin të dobishme për Institutin KLGI në bartjen e praktikave në Komunat e tjera të Republikës së Kosovës në fusha specifike, por edhe për Komunën e Kamenicës në avancimin e këtyre fushave.