Përfshirja aktive e qytetarëve në projekte komunale është pika kyçe për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Në këtë aspekt, grupi i Auditimit Social në Komunën e Shtimes mbajti trajnimin e parë lidhur me Auditimin Social të projekteve të financuara nga Granti i Performancës.
Auditimi Social ndihmon në evidentimin e çështjeve kyçe dhe garanton që nevojat dhe interesat e komunitetit të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kjo iniciativë jo vetëm që rrit besimin e publikut në qeverisjen lokale, por gjithashtu rrit transparencën dhe përgjegjshmërinë për një zhvillim të qëndrueshëm.
Projekti për Auditimin Social zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).