Në zyrat e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokal, në një takim të veçantë u prit një delegacioni nga programi amerikan Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCM). Në takim ndër të tjera përfaqësuesit e Institutit KLGI, informuan delegacionin nga programi MCM lidhur me angazhimet në përkrahjen e komunave si platforma më e afërt e shërbimit për qytetarët.
Përderisa përfaqësuesit e programit MCM u ndalën në disa fusha specifike, nëpërmes të cilave ky program synon ta përkrah Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e Institutit KLGI shprehen gatishmërinë që në rolin e një think tank-u që angazhohet në fushën e qeverisjes lokale të ofroj bashkëpunim profesional për programin MCM.