Organizimi dhe Funksionimi i Qeverisjes Lokale në Evropë

Hotel Emerald
24 shtator 2014

Ligjëruesit:
•    Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale
•    Jan Braathu, Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë
•    Norbert Piljs, Menaxher i Programeve – DEMOS
•    Kai Hofman, GIZ Udhëheqës i Programit për Qeverisje Lokale
•    Gunter Fehlinger, GIZ Udhëheqës i ekipës së Kadastrit

Temat:
•    Tipet e Qeverisjes Lokale në Evropë
•    Modeli Norvegjez i Qeverisjes Lokale
•    Modeli Holandez i Qeverisje Lokale
•    Modeli Gjerman dhe Austriak i Qeverisjes Lokale

Organizimi dhe Funksionimi i Qeverisjes Lokale në Evropë

Jan Braathu, Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë: Kam kënaqësinë të flas për ketë fushë. Ky rajon  është bërë pjesë e imja në faza të ndryshme, Norvegjia ka një qasje të rëndësishme në rajon ajo  në forma të ndryshme ndihmon ketë pjese të rajonit edhe pse ne jemi larg në skajin verior të Evropës. Ne mendojmë se konfliktet ndikojnë në të gjithë ne. Komunat norvegjeze në tranzicion: Politika lokale në Norvegji është e rëndësishëme, referimi është prioritet. Norvegjia ka qen pjesë e Danezëve kemi qenë pjesë e një politike centraliste, decentralizmi nuk ka ardhur vetvetiu në vitin 1837 ka ardhur ndryshimi i madh kjo periudhë është koha e pavarësimit tonë ketë periudh ne e kemi bërë ngritjen e politikës lokale ne kemi dëshiruar të jemi të pavarur ngase ne kemi punuar tokat tona ne ishim mësuar të mos jemi të varur nga të tjetrë.

Qysh më 1837 i themeluan 389 komuna. Norvegjia ka kishën shtetërore e cila kishte ndikim të madh dikur, edhe kur unë kam lindur është dashur të pagëzohem në kishë mirëpo ky fenomen sot është krejt i zbehur dhe nuk e ka qasjen që e ka pas në vitet 1800-1850. Në këtë periudh Norvegji ishte shteti ma i varfër ne Evropë, mirpo me zhvillimin ekonomik fillon edhe shtimi i komunave dhe fillon transformimi politik. Ne si njerëz jemi shumë të pavarur në vitin 1830 kishim 749 komuna qeveria mendoj se janë tepër andaj i reduktoj 1897 në 451 komuna sot kur po flasim ne vitin 2014 kemi 428 komuna. Qeveria  dëshiron ti reduktoj në 109 komuna, ka pasur përpjekje për referendum ku qytetaret e komunave të deklarohen mirëpo aj referendum ka dështuar. Këshillat komunale për 5000 banor i kanë 11 këshilltar qyteti i tret nga madhësia i ka 83 këshilltar, ne nuk e zgjedhim drejtpërdrejt kryetarin e komunës por ne zgjedhim vetëm këshilltar komunal përjashtim bon Oslo qe e bon zgjidhjen drejtpërdrejt. Ka diskutim e ne zgjedhjet lokale te marrin pjesë ne votim personat me moshë deri ne 16 vjeç, votuesi duhet te regjistrohet ne at komunë. qytetaret e shteteve Nordike qe jetojnë ne komuna nja 30 qershori kanë te drejt vote, nga viti 1970 është mundësuar lëvizja e lirë e njerëzve.

Zgjidhjet bazohen ne lista te partive, votuesi ka te drejt te bej transferim e kandidatit nga një listë ne listën tjetër. ne Norvegji janë 3 gjuhë zyrtare, mesatarja e daljeve ne zgjidhje eshë 64%. Qeveria mundohet ti stimuloj femrat ne politik sepse për neve është shumë e shqetësuar ku vetëm 22 komuna nga 428 udhëhiqen nga femrat. komunat tona janë shumë te vogla shteti i jep detyrat dhe buxhetin mirëpo madhësia territoriale është shumë e madhe madhësia mesatare e një komune është 11 000 banor, Britania mesataren 17 000 banor, BE ka mesataren 5400 banor. Madhësia mesatare e territorit është 710 km2 nëse behet reduktimi ne 109 komuna do te kemi   e komunave me te madhe ne BE madhësia e madhe e komunës jep veshteresi ne menaxhimin e saj. kemi dy trendë ne Norvegji, ne vitin 2020 do te kemi penzioner me shumë por  do te kemi shkallë te lart te lindjes. me ketë rast komunat do te ballafaqohen me kujdesin shëndetësore te fëmijëve dhe shërbimeve gjithherë ne rritje. komunat e vogla kanë probleme me ofrimin e shërbimeve. qeveria argumenton se sa me pak komuna shërbimet janë me te mira. Norvegjia i shikon fqinjët e vet, ne kemi shikuar Danezet ata kanë krijuar komuna te mëdha. Ekspertet kanë konstatuar se krijimi i komunave te mëdha ne Danimarkë nuk ka jep rezultate. Bashkëpunimi nder komunal është rritur p.sh Zjarrfikësit mund te jen te dy komunave ky bashkëpunim ka epur rezultate, po ashtu kemi edhe bashkëpunim edhe te komunave Nordike. Është ndryshe me Kosovën Besoj qe tipi i bashkëpunimit do te jetë i mirë edhe për ju. qytetaret ne komuna me te vogla janë me te lumtur 45% te kandidateve ne listë duhet te jen Femra, Ne komuna time ka pasur referendum për bashkim me një komunë tjetër mirëpo komuna qe kemi dashtë te bashkohem ajo nuk na ka pranuar neve. Patriotizmi  lokal ne Norvegji është shumë i madh.  Norvegjia ka 19 kantone qeveria dëshiron largimin e tyre, kantonet janë përgjegjës për arsimin e mesëm ato mbikëqyrin komunat secili kanton ka guvernatorin qe emërohet nga shteti komunat mund te menaxhohen nga kantonet. Shumica e njerëzve nuk merren me politika te mëdha ata merren me politikat qe kanë ndikim te drejtpërdrejt ne lagjen e tyre, Norvegjia nuk ka industri te madhe,Ekonomia është ndërruar me te madhe qe nga vitet e 30ta. ne i kushtojmë  me prioritet ndotjes se ambientit dhe pagave te punëtoreve sa i përket  këtyre te dyja ne jemi shumë rigoroz.

Norbert Piljs, Menaxher i Programeve – DEMOS: Qeverisja lokale ne Holandë: Kush është Armiku me i madh ne Holandë. Uji. Ne vitin 1500 ka qene bashkë punimi me i madh sa i përket mburojës se detit ku shumë detyra kanë kaluar ne qeverisjen lokale. 1848 kushtetua e strukturuar kemi rregulla jo formale, ne jemi monarki por jemi Demokraci por kemi aranzhime për monarkun. Qeveria e ngjashme me Kosovën sa i përket formimit, Mbreti e jep mandatarin për formimin e qeveris ka pako te balancuar te pushteteve nuk kemi gjykatë kushtetues jemi ne BE dhe kemi vendosur ligje te BE, Qeveria është ne Hagë. Holanda ka 12 provinca dhe 403 komuna ka pasur edhe me shumë komuna.

Ne tri nivelet kemi ciklin 4vjeqar kemi partin nacionaliste edhe parti lokale te cilat regjistrohen veten ne komuna. korniza ligjore ne Kosovë është e mirë. Komuna ka te drejtën e disa politikave ne kompetencë te saj ka bashkëpunim qendër-komunë. Qeveria qendrore ka politika sociale arsimin etj. Provincat  kanë rol te njëjte me kantonet ne Norvegji. Provincat nuk mund te mbledhin taksat. Komunat kanë  taksat e ngjashme me te Kosovës, është duke u diskutuar largimi i provincave.

Gjatë viteve 800 komuna janë shkrire shtetit nuk ndërhyn shkrirja behet ne bazë te vullnetit ky proces është organik. mendoj se komunat e vogla mund te shkrihen. Komunat kanë këshillin komunal ata zgjidhin drejtoret, kryetari i komunës emërtohet nga mbreti e kemi trashëguar me kushtetutë. ne jemi kritikuar për diktaturë edhe pse jemi demokraci Kryetari përzgjidhet si anëtare i asamblesë. 'Kryetari i komunës cakton drejtorin e policisë aj vendos për ndërhyrje policore Këshilli ka fuqi legjislative, Administruesi i qytetit është shërbyesi me i lart aj ka fuqi te marr, te rekrutoj  njerëz nga puna, aj mbron shërbyesit civil nga politika.

Qeverisja lokale ka kompetenca te ngjashme me Kosovën, ne fushën e arsimit ajo vetëm e mirëmban infrastrukturën. Financimi si ne Kosovë me grande ne bazë te banove por edhe ne bazë te kilometrave katror, secila komunë ka te hyrat vetanake. 25% e buxhetit kombëtar shpenzohet për komuna për dallim nga Kosova vetëm 12%. Pjesëmarrja e qytetare ne diskutim është shume  vogël. Licencat për  ndërtim publikohen me qellim qe njerëzit mund ti refuzojnë. Bashkë punimi nder komunal është shumë i madh. Decentralizimi  shpresoj te vazhdoj te zhvillohet edhe ne Kosovë.   

Kai Hofman, GIZ – Udhëheqës i Programit për Qeverisje Lokale: Gjermania ka qen gjithmonë e ndare nuk keni qytetin kryesor si ju Prishtinën 1918 e hiqem qafe mbretin  përfunduam me Hitlerin kishin 37 parti gjithçka e politizuar ne kemi dështuar ne demokraci por tash jemi te stabilizuar. komunat dështuan për shkake te problemeve. me përfundimin e Hitlerit ishin si koloni aleatet udhëheqin kjo është pjesë e historisë, pas planit Marshall u zhvilluam. ne 15 vitet e fundit u pa dështimi i pjesëmarrjes se qytetarit. Ne Gjermani kemi 5 komuna te pa varura nga federata kemi qytete ku kanë valutë lokale, ne gjermani kemi dallime ekonomike Veri-jug. Shumë komuna ne Veri janë bankrotuar si rezultat i ndërtimit te rrugëve te shumta e mos arritja e mirëmbajtjes se tyre. qytetet kujdesen për infrastrukturën dhe jo për shpenzimet tjera. Kur bëni projekte mendoni edhe për mirëmbajtjen e tyre.

Besnik Tahiri: Ne bëjmë  gabim qe lypim kompetenca por nuk kemi kapacitet. Pjesëmarrja e qytetarëve ne diskutim ka logjik vetëm kur jep rezultate. un mendoj qe faji është te komunat qe nuk  Ben përpjekje për vedisimine e qytetarëve. Mos pjesëmarrja e qytetarin është rezultat i perceptimit te udhëheqësit si politikan te korruptuar.

Gjermania ka luftuar me Francën u pa qe është gabim dhe ju kthyen bashkëpunimit ne duhet ti edukojmë fëmijët tan ne frymën e këtij bashkëpunimit.

Gunter Fehlinger, GIZ – Udhëheqës i ekipës së Kadastrit: Theksoi mbështetim bashkëpunimin nder komunal. Vjena ka shumë probleme sikur ju Austria ka ngjashmëri me juve mirëpo ka shumë dallime. Austria është ne BE antarsimi ne Be i kontribuon infrastrukturës se komunës.Austria është republikë Federale 9 regjione, funksionon shumë mirë. Kosova ne letër është shumë e decentralizuar por ne realitet është shumë centraliste Prishtina është qyteti shumë i madh kjo nuk ekziston ne Austri, nuk duhet te krijohet vetëm një regjion. Kosovaret Serbet etj Janë te suksesshëm ne Zvicër, Austri për shkake te decentralizimit ne Kosovë kemi centralizim edhe kjo nuk i ndihmon Demokracisë. 

Lini një Përgjigje