Në 20-vjet të Kosovar Civil Society Foundation – KCSF, në praninë e shumë personaliteteve, donatorëve dhe miqve nga shoqëria civile, shënuam këtë ngjarje të rëndësishme për shtëpinë e përbashkët të aktivizmit civil dhe demokratizimit.
Duke uruar për përvjetorin dhe hapësirat e reja multi-funksionale, shprehëm falënderimin për bashkëpunimin tejet profesional dhe kontributin e pazëvendësueshëm të KCSF-së në forcimin e kapaciteteve, duke hapur një etapë të re të zhvillimit dhe angazhimit profesional të Institutit KLGI dhe përgjithësisht të organizatave të shoqërisë civile.
KCSF-ja para se të ofrojë mbështetjen sjell shembullin më të mirë të përkushtimit, angazhimit dhe organizimit të sferës së shoqërisë civile në demokratizimin e institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Me urimet më të mira, shprehim respektin dhe mirënjohjen për angazhimin e deritanishëm, duke hedhur shikimin përpara drejt punëve e kontributeve të reja të përbashkëta për vendin dhe shoqërinë.