Në mbledhjen e 75-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës u aprovua Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal. Aprovimi vjen pas një pune të gjatë të përbashkët në mes, Ministrisë së Financave, Institutit KLGI dhe akterëve të përfshirë, duke siguruar kështu një proces të gjerë të konsultimit, mbështetje profesionale dhe teknike, analiza dhe punë të përbashkët në grupin punues, ku të përfshirë kanë qenë (Ministritë e Linjës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Projekti DEMOS dhe shoqëria civile).
Koncept dokumenti paraqet sfidat aktuale, analizën e opsioneve dhe propozimet për përmirësimin e politikës/legjislacionit në fushën e financave të pushtetit lokal. Procesi i ndryshimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, vjen pas dhjetë vitesh sprovash në zbatim. Përmirësimi i këtij procesi siguron financim të qëndrueshëm karshi kompetencave komunale.
Instituti KLGI, po vazhdon të ofrojë mbështetje profesionale dhe teknike për Ministrinë e Financave dhe akterët e përfshirë në procesin e hartimit të Projektligjit. Duke siguruar edhe në këtë fazë një konsultim të gjerë me akterët dhe përkrahje specifike për grupin punues. Instituti KLGI, do të ofrojë kontribut në këtë proces edhe në fazat legjislative në Kuvendin e Kosovës, duke përmbyllur kështu një cikël të hartimit të Ligjit të Financave të Pushtetit Lokal.