Nën koordinimin e z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Insitutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe z. Gunther Fehlinger, kryerat i Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, sot një delegacion i përfaqësuesve të lartë komunal nga Austria vizituan komunën e Podujevës dhe Obiliqit.
Në takime ndara me kryetarin e komunës së Obiliqit z.Xhafer Gashi dhe nënkryetarin e komunës së Podujevës z. Nexhmi Rudari, delegacioni Austriak i përbërë nga z. Karl Grammantisch, Kryetar i Lasse, njëherësh përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Austrisë dhe z. Wolfgang Grossruck, Ish – Kryetar i Parlamentit të Asamblesë së OSBE dhe ish- kryetar i Grieskrichen, u informuan nga afër me funksionimin e komunave, sfidat dhe progresin e arritur.
Në takime z. Tahiri dhe z.Fehlinger, shtruan për diskutim mundësinë e bashkëpunimit në shum rrafshe të Komunave Austriake me ato në Kosovë. Në takime kontribuoi edhe dekani i kolegjit UBT Edmond Hajrizi, kjo duke pasur parasysh kountributin që po jap ai dhe UBT në thellimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit në mes dyja vendeve.
Trajtim i veqant gjatë këtyre vizitave i’u kushtua aspekteve që ndërlidhen me rolin e komunës në zhvillimin ekonomik lokal dhe bashkëpunimin me akterët lokal. Në fund të vizitave u theksua se këto takime do të shërbejnë për një fukusim të ri në bashkëpunimin e ndërsjellë në zhvillimin ekonomik dhe social.