Forumi për Politika Zhvillimore dhe Strategjike (PDS) përgjatë modulit të parë po trajton një numër të konsiderueshëm të temave me focus në modernizimin e menaxhimit publik, qeverisjen e mirë, lidershipi karshi menaxhimit dhe reformat në administratën shtetërore.
Në sesionin e parë, drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale prezantoi për parime e qeverisjes së mirë, praktikat krahasuese dhe modelt e një administrate më përformancë të lartë. Duke folur për këtë temë z. Tahiri theksoi se qeverisja e mirë synon të bëj shërbimin publik më efikas dhe cilësorë në interesin e përgjithshëm, si dhe forcimin e legjitimitetit. Ajo synon t’i bëj shoqëritë më lehtë të qeverisshme dhe më të ekulibruara, në mënyrë që ato ti shfrytëzojnë burimet e veta dhe që të jenë të afta t’i ripërtërijnë ato.
Po ashtu ai theksoi se një qeverisje e mirë dhe efikase nuk duhet të ndërtohet në menyrë ad hoc, por në menyrë kohezive. Për këtë është tejet i rëndësishum planifikimi, monitorimi dhe vlerësimi. Në të kundërtën në rast mos zbatimi të një plani të integruar, strukturor dhe të zbatueshëm, qeverisjet lokale planifikojnë dështimin. Prandaj përforcimi i kapaciteteve të shërbimit civil komunal janë aspekt kyç në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm në qeverisjen lokale në Kosovë.
Ndërkaq në prezantimin që ndërlidhet me aspeket përmirësimin e qeverisjes lokale, efikasitetin dhe ri-organizimin e administratës lokale, prof. Bernard Zeneli, ligjërues i politikave dhe analizave politike në Universitetin e Tiranë, trajtoi temat që ndërlidhen me reformat e kërkurara nga Unioni Evropian. Për këtë u tha se është i domosdoshëm vlerësimi i politikave duke identifikuar mjetet juridike, administrative dhe financiare për një integrim të plotë. Andaj zhvillimi i kapaciteteve administrative është shumë i rëndësishëm dhe krucial për një rrugëtim të sigurtë të vendeve që aspirojnë anëtarësim.