Grupi i Auditimit Social në Komunën e Shtimes me koordinator lokal organizatën LDA, mbajtën takimin e dytë ku diskutuan dhe analizuan në detaje kontratën dhe dokumente tjera të projektit “Zgjerimi i ndriçimit publik në Shtime” . Qëllimi i takimit ishte evidentimi i çështjeve kyçe për të garantuar që nevojat dhe interesat e komunitetit të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Gjatë diskutimeve u dhanë ide dhe mendime se ndriçimi publik, jo vetëm që është thelbësor për zhvillimin e komunës, por gjithashtu rrit sigurinë qytetare, sidomos nëpër fshatra, si dhe krijon një mjedis më mikpritës për aktivitete sociale.
Pas kësaj faze vlerësuese, grupi do të realizojë inspektime në terren për të verifikuar përputhshmërinë e punimeve me detajet e kontratave . Kjo do të ndihmojë në sigurimin e gjetjeve të sakta dhe rekomandimeve për Komunën e Shtimes, duke mbështetur përfshirjen qytetare dhe transparencën.
Projekti i Auditimit Social mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.