Kryetari i Komunës së Parteshit, z. Dragan Petkovic, ka pritur në një takim diskutues përfaqësuesit e Institutit KLGI, të cilët ndodhen për një vizitë në Partesh. Fillimisht, drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, ka uruar Kryetarin Petkovic për marrjen e detyrës, ndërkaq Kryetari Petkovic ka njoftuar përfaqësuesit lidhur me mbarëvajtjen e punëve në komunën e Parteshit, projektet të cilat janë duke u realizuar dhe punët që po e presin këtë komunë në të ardhmen.
Petkovic ka shprehur edhe një herë falënderimin për mundësinë që i ka dhënë Instituti KLGI të jetë pjesë e trajnimeve të avancuara duke theksuar se përherë do të provojë që nga mësimet e nxjerrja dhe përkrahja e organizatave e parterëve të fuqizojë demokracinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm për komunën që ai drejton.
Me këtë rast, Tahiri ka theksuar se shembuj të mirë nga programet e avancuara të trajnimit dhe nga përkushtimi i tyre për të avancuar praktika dhe modele mund të sjellë një gjeneratë të lidershipit transformues në komunat e Kosovës. Ky lidership bazohet në një punë ekipore duke motivuar stafin dhe para së gjithash duke gjetur zgjidhje e përdorur qasje kreative në qeverisje.
Petkovic është informuar rreth projektit të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme, i cili po zhvillohet nga Instituti KLGI. Ky program ka për synim për synim përmirësimin e funksionalitetit, qëndrueshmërisë dhe performancës së komunave përmes një seri intervenimesh, duke përfshirë uljen e paqartësive ligjore, fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-komunal, ngritjen e kapaciteteve, njëherësh përfshirjen aktive të shoqërisë civile dhe profesionistëve të rinj në proceset vendim-marrëse në nivelin lokal.
Në veçanti projekti SSSM vendos një fokus të madh në mbështetjen e komunave që kanë kapacitete të limituara, i cili përfshin 14 komunat nën 22 mijë banorë të cilat në procesin e reformës u duhet prodhuar zgjidhje e qëndrueshme, qoftë për financim apo edhe ofrim të shërbimeve publike dhe administrative.
Parteshi, si njëra nga komunat e përfshira në këtë projekt, do të përfitojë përmes programeve të avancuara trajnuese dhe mentorshipeve në fushën e ngritjes së kapaciteteve dhe asistencës teknike. Kjo mbështetje ka në fokus ndërtimin e mekanizmave dhe praktikave që shtyjnë këto komuna të funksionojnë në rolin organizatave me performancë të lartë duke shtuar në masë efikasitetin dhe efektivitetin. Në veçanti përkrahje do të ketë në çështjet e planifikimit strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Njëkohësisht do të promovohet demokracia e brendshme, koordinimi me akterët lokalë, njëherësh do të eksplorohen praktika të avancuara të bashkëpunimit ndër-komunal. Duhet vendosur një qasje të veçantë tek bashkëpunimi ndër-komunitar, në veçanti me komunat amë si mundësi dhe shteg për bashkëpunim dhe mundësi e përbashkët për integrim. Para së gjithash, komunat bashkërisht duhet të jenë aty për të fuqizuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Krejt në fund, Kryetari Petkovic dhe Drejtori Tahiri kanë diskutuar edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të dyja palëve dhe janë dakorduar të zgjerojnë bashkëpunimin në funksion të promovimit të mundësive zhvillimore në Komunën e Parteshit.