Në zyrat e Institutit KLGI, në një takim të veçantë, drejtori ekzekutiv z. Besnik Tahiri priti znj. Xhevahire Izmaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Ky ishte takim i karakterit iniciues për thellimin e bashkëpunimit dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të qeverisjes lokale.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për koordinimin në mes komisionit në fjalë dhe Institutit KLGI, me qëllim të përkrahjes së dy anshme e me theks avancimin e politikave që ndërlidhen me qeverisjen lokale. Për këtë ishte dakordim se në takimet e radhës së bashku me anëtarët e komisionit të shihen mundësitë dhe format e bashkëpunimit.
Ndërkaq, përfaqësuesit e Institutit KLGI shprehën gatishmërinë e plotë që të jenë në funksion të bashkëpunimit dhe përkrahjes së komisionit në kuadrin e angazhimeve dhe fushës ku punojnë. Ishte dakordim se në takimet në mes Institutit KLGI dhe Komisionit të diskutohen edhe agjendat dhe vendosja e objektivave të përbashkëta në shërbim të përkrahjes së nivelit lokal.