Në vazhdën e bashkëpunimit për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), sot me datë 04.02.2020 mbajtën takim koordinues për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2020.
Me këtë rast, të dyja palët i prezantuan njëra tjetrës planet e punës për vitin 2020 dhe shqyrtuan aktivitetet me interesa të përbashkëta për realizim në vitin 2020.
Mbi bazën e planifikimeve vjetore, resurseve humane dhe financiare të cilat i posedojnë, palët listuan një numër të aktiviteteve të cilat mund t’i realizojnë fillimisht në gjashtë (6) mujorin e parë.
Njëkohësisht, të njëjtat u pajtuan që bashkërisht të përgatisin një plan për sigurimin e donatorëve, lidhur me ofrimin e asistencës teknike dhe përkrahjes financiare për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.