Sot, në një takim ndër-institucional, nga niveli lokal, qendrorë, organizata ndërkombëtare dhe vendore u prezantuan të gjeturat nga raporti periodik tre vjeçar Mozaiku i Kosovës. Ky, dokument hartohet nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID). Mozaikut i Kosovës 2015 është vazhdimësi e raporteve të UNDP-së që nga viti 2003.
Ky raport paraqet pikëpamjet e 6,700 qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve publike dhe performancën e autoriteteve lokale në lidhje me ofrimin e shërbimeve. Duke u bazuar në katër raportet paraprake të publikuara në vitet 2003, 2006, 2009 dhe 2012, ky raport paraqet kontribut të mëtejmë në debatin e rëndësishëm dhe në vazhdimësi lidhur me roli dhe funksionimin e pushtetit lokal në Kosovë.
Edicioni i këtij viti paraqet perceptimet dhe opinionet e të anketuarve nga të gjitha 38 komunat lidhur me performancën e shërbimeve duke nisur nga ato bazike, ujë i pijëshum, higjiena, shërbimet administrative e deri tek knaqshmëria e qytetarëve me institucionet lokale.
Disa fakte të shpejta që dalin nga Mozaiku i Kosovës:
Çka tregon ky raport?
Në raport maten nivelet e kënaqshmërisë me performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratave komunale. Në raport bëhet krahasimi i rezultateve nga viti 2015 dhe i atyre nga anketat paraprake, për të ofruar një analizë të trendeve në aspektin e kënaqshmërisë së përgjithshme të kosovarëve me shërbimet publike dhe institucionet e pushtetit lokal.
Të dhënat nga Mozaiku i Kosovës 2015 tregojnë që në mbarë Kosovën, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe pasojat e tij dominojnë listën e problemeve me prioritet të lartë të perceptuara nga të anketuarit. Pothuajse tre të katërtat e kosovarëve besojnë që papunësia, mungesa e rritjes ekonomike dhe varfëria/standardet e ulëta të jetesës janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen komunat e tyre.
Niveli mesatar i kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet publike ka pësuar rënie të lehtë nga viti 2012 në vitin 2015. Shumica e kosovarëve janë të kënaqur me shërbimet telefonike dhe postare, furnizimin me energji elektrike dhe menaxhimin e shkollave fillore dhe të mesme.
Në anën tjetër, funksionimi dhe menaxhimi i qeverisjes lokale, prokurimi publik dhe tenderët, rekrutimi i personelit komunal dhe menaxhimi i fondeve komunale gëzojnë nivelin më të ulët të kënaqshmërisë nga kosovarët. Krahasuar me vitin 2012, niveli i kënaqshmërisë ka pësuar rënien më të madhe për rekrutimin e shërbyesve civil, transportin publik dhe planifikimin rural e urban, ndërsa rritjet më të mëdha në nivelin e kënaqshmërisë janë vërejtur për furnizimin me energji
Shërbimet në mjekësi:
Në përgjithësi, kosovarët kanë qasje relativisht të mirë në shërbime shëndetësore dhe barnatore në aspektin e afërsisë gjeografike, edhe pse qasja në spitale është më problematike.
– Më shumë se 30% e të anketuarve kanë raportuar se mund të arrijnë te mjeku apo barnatorja më e afërt në më pak se 10 minuta në këmbë apo me transport publik nga shtëpia e tyre, ndërkaq vetëm 13.2% kanë thënë të njëjtën për spitale.
¾ e kosovarëve janë shprehur se janë të kënaqur me shërbimet emergjente, më pak se aq janë shprehur se janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare, ndërsa edhe më pak me shërbimet shëndetësore në spitale.
Shërbimet në arsim:
Pak më pak se gjysma e të anketuarve kanë pohuar se shkolla fillore është më pak se 10 minuta kohëzgjatje ecje me këmbë apo me transport publik nga shtëpitë e tyre. Institucionet parashkollore/kopshtet dhe veçanërisht shkollat e mesme janë më pak të qasshme në aspektin e afërsisë gjeografike.
Edhe pse ka pasur rënie në nivelin e kënaqshmërisë me menaxhimin e shkollave fillore dhe të mesme nga viti 2012 dhe 2015, kosovarët në përgjithësi janë të kënaqur me institucionet arsimore; kënaqshmëria me qasjen dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme është pak më e ulët në krahasim me kopshtet/institucionet parashkollore dhe shkollat fillore.
Kulturë dhe Sport:
Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore dhe sportive është rritur nga viti 2012 në vitin 2015, ndërsa ai lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka pësuar rënie të konsiderueshme.
– Më shumë se gjysma e kosovarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me aktivitetet sportive në komunat e tyre, ndërkaq më pak se gjysma janë të kënaqur me aktivitetet rinore dhe kulturore.
– Vetëm 45% e kosovarëve kanë pohuar se janë të kënaqur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunat e tyre.
Mirëmbajtja e rrugëve:
Me gjithë rënien e nivelit të kënaqshmërisë nga viti 2012, më shumë se gjysma e kosovarëve (56.3%) kanë pohuar se janë të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve në komunat e tyre, të kalkuluar si mesatare e niveleve të kënaqshmërisë për pastërtinë e rrugëve komunale, gjendjen e tyre dhe shenjëzimin horizontal e vertikal.
– Një përqindje pak më e lartë e qytetarëve janë të kënaqur me gjendjen e rrugëve në komunën e tyre (58.1%) krahasuar me ata që janë të kënaqur me nivelin e pastërtisë së rrugëve dhe shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve në komunat e tyre.
Ndriçimi publik
Më shumë se gjysma e komunave në Kosovë mbeten të kënaqur apo shumë të kënaqur me ndriçimin publik në komunën e tyre.
– Një përqindje pak më e lartë e femrave (54.7%) krahasuar me meshkujt (52.7%) janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me ndriçimin publik në rrugët dhe hapësirat publike në komunën e tyre, sidoqoftë, më pak femra (65.2%) krahasuar me meshkuj (67.4%) ndihen të sigurta apo deri diku të sigurta gjatë natës me ndriçim publik në komunën e tyre.
Parqet dhe sheshet publike
– 62% janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me parqet dhe sheshet publike në komunën e tyre;
– 63.4% janë të kënaqur me ekzistencën e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre, ndërsa 60.5% me përdorshmërinë e tyre.
Transporti Publik
– Ka rënë në mënyrë drastike nga viti 2012 në vitin 2015.
– 55.9% kanë raportuar se janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me transportin publik në komunën e tyre, të nxjerrë si mesatare nga niveli i kënaqshmërisë me përdorimin e transportit publik, shërbimeve të transportit publik dhe kohën që nevojitet për të arritur në destinacion duke përdorur transportin publik.
Energji Elektrike
– 72-74 % janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me furnizimin me energji elektrike dhe shërbimet telefonike dhe postare.
– 34.9% janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e Qendrave për Punë Sociale në komunën e tyre dhe niveli mesatar i kënaqshmërisë me këtë shërbim ka rënë dukshëm krahasuar me vitin 2012.
Shërbimet e administratës publike
– më shumë se 80% e tyre i shohin si efikase institucionet që lëshojnë certifikata të lindjes/martesës/vdekjes, patentë shoferi, letërnjoftime dhe pasaporta.
– Institucionet që lëshojnë licenca biznesore dhe leje ndërtimore shihen si efikase nga 67.6% respektivisht 63.6% e kosovarëve.
Pushtetet lokale
– 86% besojnë që të gjitha apo disa nga problemet me të cilat ballafaqohen komunat e tyre mund të zgjidhen nga pushteti lokal.
– Qytetaret e Kosovës janë më së paku të kënaqur me operimet dhe menaxhimin e komunave të tyre.
– Vetëm 24% e kosovarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me prokurimin publik dhe rekrutimin e personelit në komunën e tyre, ndërkaq 31.9% me menaxhimin e fondeve komunale.
– Një përqindje më e lartë e kosovarëve (62.4%) janë të kënaqur me Administratën Komunale, krahasuar me Kuvendin e Komunës së tyre (49.2%) apo Kryetarin e Komunës (54.1%).