Marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Komunave

Vendi: Hotel Golden
Data: 17 prill 2013

Ligjeruesit:

Mr.Sc Lulzim Fushtica, Këshilltar për Siguri në Bashkësi – ICITAP; Departamenti i Drejtësisë – SHBA

Major. Çlirim Hajdini, Policia e Kosovës

•    Si të fuqizohet Sundimi i Ligjit dhe Siguria e Komunitetit në nivel lokal

•     Vizitë dhe ligjëratë në Policinë e Kosovës

Mr.Sc Lulzim Fushtica, Këshilltar për Siguri në Bashkësi – ICITAP; Departamenti i Drejtësisë – SHBA

Ne ligjërimin  e tij përmendi Kornizën ligjore si:

•    Kushtetutën e Republikës se Kosovës
•    Ligji për policinë
•    Ligji për sigurinë dhe komunikacionin Rrugor
•    Ligji për Mbrojtje nga Zjarri
•    Ligji për Armët
•    Strategjia Kombëtare për Siguri në Bashkësi
•    Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Krimit
•    Strategjinë e Policimit në Bashkësi
•    Udhëzimin Administrativ Nr. 27/2012 MPB- 03?2012 MAPL për Këshillat Komunal  për Siguri në Bashkësi

I njëjti dha sqarimet e nevojshme për Strategjinë Nacionale dhe Planin e Veprimit për  Sigurinë në Bashkësi  për periudhën 2011-2016. Infrastruktura e Sigurisë në Bashkësi është  si :

Niveli qendror
MPB Divizioni për Siguri në Bashkësi,
Grupi Drejtues i Strategjisë për Siguri Në Bashkësi
 
Niveli Komunal
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Niveli Lokal 
Ekipet e Vepruese për Siguri në Bashkësi(EVSB)
Këshillat Lokal për Siguri Publike(KLSP)

Sipas kësaj strategjie janë themeluar forumet e sigurisë në shumicën e komunave të Kosovës, të cilat veprojnë që nga viti 2004, janë themeluar rreth 22  Këshillat Komunal te  Sigurisë  në Bashkësi, rreth 32 Ekipe të Veprimit të Sigurisë ne Bashkësi dhe 27 Këshilla Lokal për Siguri Publike.

Qëllimi kryesor është formimi i një  marrëdhënie të re, mbështetja e marrëdhënies ekzistuese në mes anëtareve të komunitetit, përfaqësuesve të komunave dhe policisë, duke zhvilluar forume për bashkëveprim dhe pjesëmarrje. Synimi është që njerëzit të cilët punojnë së bashku për një qellim të përbashkët do të rrisin respektin dhe besimin tek njëri-tjetri duke ndërtuar themelet të forta nga të cilat mund të adresojnë çështje, brenga të përbashkëta dhe për të zgjidhur probleme lokale (vendore).

Rezultati i dëshiruar i këtij bashkëveprimit të komunitetit janë zvogëlimi i krimit, përmirësimi i kushteve jetësore dhe siguria e komunitetit. Pjesëmarrëse në Këshillin Komunal te Sigurisë është kryetari i komunës, përfaqësues nga OJQ-te, mediat, arsimi, policia, pra roli i këtij këshilli është këshillues lidhur për çështjet me të cilat ballafaqohet qytetari si adresimi i tyre ne institucionet përgjegjëse, e cila  ka për qëllim identifikimin dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimin, sigurinë dhe kualitetin e jetës, për të arritur qëllimin e përbashkët, krijimin e një bashkësie më të sigurt. 

Një pune të mirë dhe koordinim duhet të kenë me ketë KKSB edhe Ekipet e Veprimit te Sigurisë ne Bashkësi, ku komuniteti ka fituar beneficione të shumta duke përfshire:

•    Rritja  e vetëdijes qe ka te bej me aktivitet e përbashkëta te komunitetit, komunës dhe policinë;
•    Përmirësimi i komunikimit ne mes komunitetit, komunës dhe policisë;
•    Rolet te qarta për zvogëlimin e krimit dhe përmirësim i kushteve jetësore;
•    Rritja  e shkathtësive për zgjidhjen e problemit;
•    Vizion i qarte për et ardhmen;
•    Rritja  e vetëdijes qe ka te beje me çështjet /problemet e tanishme( qentë endacak, ndotja  e mjedisit, prerja e pyjeve, dëmtimi i lumenjve).

Deri më sot, financimi për projektet e sigurisë është realizuar, kryesisht, nga organizata ndërkombëtare. Rreziku potencial, sipas ligjëruesit do të ishte nëse këto organizata bëjnë një tërheqje të menjëhershme dhe të paplanifikuar. Kjo do të rrezikonte në masë të madhe konceptin e sigurisë në bashkësi. Andaj financimi dhe planifikimi nga qeveria e Kosovës është i domosdoshëm. Efekti financiar i strategjisë do të mbulohet kryesisht nga buxheti i Kosovës, i lidhur dhe harmonizuar me sektorët e tjerë të arsimit, policisë, MPB-së dhe komunave të Kosovës. Njëjti theksoj partneret ndërkombëtar si ICITAP-in (Departamenti i Drejtësisë Amerikane) qe ka dhëne një ndihmese te madhe ne themelimin,funksionalizimin e si dhe veprim EVSB –se (Ekipeve te Sigurisë ne Bashkësi), mbështetur nga OSBE-ja. OSBE-ja trajnime përveç KKSB por me theks të veçante për sektorin e policisë në bashkësi si policin sektoriale Policinë e Komunitete si ndryshe njihet si  polici i lagjes. Në përmbyllje Besnik Tahiri theksoj se, koncepti i sigurisë ne Bashkësie është krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë (siguria e mirëqenës dhe sigurisë) është një hap shume i rëndësi  për investim  për zhvillim ekonomik lokal. Ketë prezantim u përmbyll me mendimin  e Henri Ford që ka arrite të krijoj linja punë duke bashkuar njerëzit përkundër dallimeve  të tyre me një qellim të përbashkët “kryerjen e punëve” i cili thekson: Bashkimi është fillim, harmonia në bashkësi është progres të punuarit së bashku është sukses.

Major Çlirim Hajdini, Policia e Kosovës-  Në ligjërimin e tij  dha informacionet për strukturën organizative të policisë së Kosovës ma shume ishte përqendruar në shifra si numrin e  stacioneve  të policisë, nënstacioneve etj.

Lini një Përgjigje