Në zyrat e Instituti KLGi sot, Drejtori Ekzekutiv z. Besnik Tahiri takoi sekretaren e përhershme të MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj.
Në diskutim u shtruan një sërë çështjesh që ndërlidhen me angazhimet e përbashkëta në avancimin e qeverisjes lokale, ndërtimit të kapaciteteve të komunave dhe reformës gjithëpërfshirëse. Gjatë takimit u diskutua edhe për rolin e Institutit KLGI në përkrahje të reformave duke marrë për bazë strategjinë e MAPL-së (2016-2026).
Temë e diskutimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në mes gjithë akterëve në funksion të fuqizimit të qeverisje lokale.