You are currently viewing LGA mbajti modulin e dytë trajnues

LGA mbajti modulin e dytë trajnues

Në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti modulin e dytë trajnues, ku u trajtuan dhe diskutuan tema kyçe si: Financat Lokale 📊, Zhvillimi Ekonomik Lokal 📈 dhe Partneritetet 🤝.

Ky modul shërbeu si mundësi për reflektim mbi rrugën që duhet ndjekur për një zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm 🌱. Trajnimi u fokusua në forcimin e kapaciteteve të komunave për menaxhimin efektiv të financave lokale, si dhe në zhvillimin e strategjive që mundësojnë rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët 🏙. Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e partneriteteve për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit, duke krijuar mundësi për investime dhe projekte që rrisin qëndrueshmërinë dhe prosperitetin lokal 💡.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime konstruktive dhe janë të gatshëm të aplikojnë njohuritë e marra në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët 🌟.

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit 🎓 që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile 🌍.

Lini një Përgjigje