Grupi i Auditimit Social në Shtërpcë diskutuan gjetjet dhe rekomandimet me kryetarin e komunës, Dalibor Jevtić, për dy projektet e monitoruara në këtë proces . Fokusi u vendos në forcimin e partneriteteve ndërmjet qytetarëve të lokaliteteve dhe komunës, si përfitues fundorë të investimeve publike.
Projekti fuqizimi i qytetarëve përmes Auditimit Social, implementohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.