You are currently viewing Koordinatori i Programeve në KLGI është pritur në takim nga Kryetari Ballazhi

Koordinatori i Programeve në KLGI është pritur në takim nga Kryetari Ballazhi

Koordinatori i Programeve në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) z. Sadri Rrmoku, është pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z. Mehmet Ballazhi dhe Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm znj. Majlinda Kaloshi.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Komuna e Hanit të Elezit ka potencial që nëpërmes zhvillimit të turizmit të rris zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

KLGI mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave, në fokus të veçantë në hartimin e projekteve zhvillimore dhe qasje në fondet ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik.

Lini një Përgjigje