Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti punëtorinë virtuale me temën “Politikat Publike me Fokus në Konsultimet Publike”. Punëtoria kishte për qëllim njohjen e rregullativës për konsultim publik të akteve komunale dhe prezantimin e draft-manualit për procesin e konsultimit publik në nivel lokal.
Në punëtori u diskutua për ciklin e politikave publike, me fokus në konsultimet publike në nivel lokal, ku theks të veçantë u vendos tek draft-manuali për konsultim publik në nivel lokal.
Dialogu ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe përfshirja e tyre në qeverisjen është thelbësore për demokracinë, sepse ajo forcon legjitimitetin e institucioneve dhe efektivitetin e veprimeve të tyre.
Instituti KLGI mbetet i përkushtuar në mbështetjen e institucioneve lokale dhe qendrore në avancimin e demokracisë lokale, me theks të veçantë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal. Procesi i konsultimit publik përbën shtyllën kryesore të një qeverisje transparente, duke iu mundësuar qytetarëve dhe grupeve të interesit diskutimin, monitorimin dhe vlerësimin e punës në nivel lokal.
Para së gjithash, qëllimi afatgjatë është të kontribuojë në zhdukjen e hendekut të komunikimit midis qytetarëve dhe pushtetit në nivel lokal duke rivendosur kontakt me nevojat, vlerat dhe prioritetet e qytetarëve.
Ky aktivitet u realizua në mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung (FES).