Instituti KLGI mbajti takimin e radhës regjional në Gjilan, i cili bëri bashkë organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, për të diskutuar lidhur me format e fuqizimit të mekanizmave të shoqërisë civile dhe për rritjen kërkesave për llogaridhënie efektive nga institucionet lokale.
Takimi regjional kishte për qëllim adresimin e sfidave dhe problemeve në të cilat hasin organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal në funksionimin e tyre, e po ashtu për të identifikuar mundësitë dhe shkëmbyer përvojat e mira në avancimin e tyre. Për më tepër ky takim kontribuon në rritjen e komunikimit të strukturuar në mes akterëve lokalë që konsiston me hartimin e agjendave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.
Menaxheri i Programeve në Institutin KLGI, z. Valmir Gashi, theksoi se diskutime të tilla rajonale si synim kanë fuqizimin e shoqërisë civile dhe zgjerimin e ndikimit të saj në ndërtimin e një agjende të përbashkët veprimi në bërje të politikave nga institucionet lokale. Njëkohësisht shoqëria civile të ketë një qëndrim më proaktiv dhe një agjendë të përbashkët, si dhe të zgjerojë kapacitetet në fushat e bërjes së politikave dhe zbatimit të ligjit. Para se gjithash, organizatat e shoqërisë civile të rrisin ndikimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme dhe si rezultat të jenë pjesë përbërëse e ndërtimit të politikave në nivelin lokal në të mirë të qytetarëve.
Në këtë mënyrë të prodhojnë politika alternative dhe ofrim të ekspertizës, duke u përqendruar në çështje të caktuara, njëkohësisht duke trajtuar problemet me të cilat ballafaqohen shoqëritë e tyre. Kështu, sigurohet një linjë profesionale për ligjvënësit në nivelin lokal, nga të cilët kërkohet të shqyrtojnë një numër të madh të çështjeve, për të identifikuar zgjidhje të arritshme të problemeve në fusha të ndryshme. Megjithatë, një ndihmë e tillë nga ana e shoqërisë civile është krijimi i një sektori të gjallëruar të OJQ-ve si gurë-themel i ndërtimit institucional dhe demokracisë. Njkohsisht do të përmirësonte pozicionimin e saj në drejtim të mbajtjes së qeverisë të përgjegjshme në raport me qytetarët.
Ky takim i përbashkët ishte mundësi e mirë edhe për të krijuar rrjetëzim dhe bashkëpunime të mundshme përgjatë veprimtarive të organizatave të shoqërisë civile që operojnë në nivel lokal.
Takimi regjional u organizua në kuadër të programit ‘Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme (SSSM)’, e që për qëllim ka adresimin e sfidave dhe problemeve në të cilat hasin organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal në funksionimin e tyre, e po ashtu për të identifikuar mundësitë dhe shkëmbyer përvojat e mira në avancimin e tyre.