Në kuadër të përkrahjes për komunat, Koordinatori i Programeve në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale, Sadri Rrmoku, ka ofruar mbështetje profesionale për Komunën e Drenasit në hartimin e raportit njëvjeçar në zbatimin e planit të integritetit.
Në një punëtori dyditore, grupi punues për zbatimin e planit të integritetit, i kryesuar nga kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci, kanë finalizuar raportin njëvjeçar për zbatimin e masave të integritetit.
Raporti do të paraqitet para Kuvendit Komunal dhe përveç se do të ndihmojë në ruajtjen e integritetit institucional, gjithashtu do të rrisë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së komunës, karshi kuvendit dhe qytetarëve.