Komitetet Konsultative dhe Sistemi nën – komunal i Qeverisjes Lokale

Ohër, Republika e Maqedonisë
09 – 11 tetor 2014

Ligjëruesit:

•    Besnik Tahiri, Magjistër i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
•    Begzad Sinani, Kryetar i Komunës – Kamenicë
•    Bajrush Ymeri, Nënkryetar i Komunës – Novobërdë
•    Agron Maxhuni, Drejtor Ligjor – MAPL

Temat:

•    Komitetet Konsultative
•    Sistemi nën – komunal i Qeverisjes Lokale
•    Obligimet e Komunave bazuar në Ligjet Sektoriale

Qytetari jashtë vendimmarrjes

Duke jetuar në zonat rurale, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës është e përjashtuar nga përfaqësimi, konsultimi, vendimmarrja, dhe në veçanti, nga qasja në shërbime në nivel komune. Ndonëse, do të duhej të jenë instrument kyç në ingranimin e ekspertizës lokale, prezantimet dhe diskutimet në lidhje me komitetet konsultative, në modulin e katërt të “Akademisë për Qeverisje Lokale – III”, tregojnë se komitetet janë kryesisht jo funksionale. Funksionalizimi i këtyre mekanizmave sikurse edhe këshillave lokale, do të ishte një hallkë e rëndësishme për ndërtimin e një lidhje të qëndrueshme mes përfaqësimit politik dhe qytetar, me ekspertizën lokale, që do të rezultonte me një politikbërje me cilësore.

Evidenca nga të dhënat e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, tregon se deri më tani, komitetet konsultative në komuna dhe këshillat lokale, paraqesin vetëm një aspekt formal të përmbushjes së kritereve ligjore, duke mos i shërbyer qëllimit të lidhjes me qytetarin, njohuritë dhe ekspertizën sektoriale.

Kur kësaj i shtohet fakti se edhe dy takimet obligative të komunës me qytetarët, si dhe dëgjimet publike për buxhetin, janë kthyer në ngjarje të thata dhe pa përmbajtje, moduli i i katërt konstatoi se, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i publikut në proceset vendim-marrëse janë kthyer në një “lojë” të pa kuptimtë! Nga diskutimet dhe puna në grupe nga ky modul dolen rekomandimet si vijon:

Niveli nën-komunal duhet të nxjerrë procedura specifike të funksionalizimit të këshillave lokale, që do të kishin buxhet për aktivitete që lidhen me demokratizimin e qeverisjes lokale;

Komitetet konsultative këshillëdhënëse duhet pozicionuar si hallkë e rëndësishme e politik-bërjes në komunë;

Konsultimet publike duhet të kthehen në platformë të drejtimit strategjik dhe zhvillimor, duke u bërë pjesë integrale e gjithë ciklit politik-bërës, nga hartimi deri tek zbatimi.

Qytetarët e Përjashtuar

Në thekset fillestare të këtij programi u vlersua se deri më tani, ne nuk kemi arritur që ta konsolidojme sistemin e qeverisjës lokale, i cili do të mundësonte që qytetarët të konsultohen, të jenë pjesëmarrës, dhe të përfaqsohen aktivisht në vendimmarrje.

Për pasojë, në njërën anë kemi shumicën dominante të qytetarëve që janë të shkëputur dhe indiferent në lidhje me zhvillimet komunale, ndërsa në anën tjeter, kemi përfaqsimin të vetëm një numri të vogël të tyre, dhe atë kryesisht nëpërmes strukturave të partive politike. Gjithashstu u diskutua se kjo kulturë politike e lënies anash, ose e përjashtimit të shumicës së qytetarëve, është rezultat i një casje të gabuar në procesin e konsololidimit të demokratizimit, ku përfitues nga programe të speciailzuara për demokratizim kanë qënë kryesisht qytetarët e zonave urbane.

Rrjedhimisht, në gjithë këtë proces, ne shohim që qytetarët marrin shërbime të pakta dhe jo cilësore, nuk ka aktivizëm qytetar në mbrotje dhe promovim të interesit publik dhe projekteve të mirëqenies dhe zhvillimit, dhe qeverisje me mungesë legjitimiteti të mirëfilltë politik e qytetarë.

Duke marrë si shembuj përvojat e mira perendimore, disa praktika të mira vendore, si dhe përvojen e përfaqsuesve në fushen e qeverisjës lokale, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, nëpërmes programit të “Akademisë për Qeverisje Lokale-III” do të trajtojë këtë temë, dhe do të dalë më të gjetura dhe rekomandime specifike në drejtim të konsolidimit demokratik lokal dhe përfshirjës së qytetarëve.
 
Begzad Sinani, Kryetar i Komunës – Kamenicë: Qdo perpjekje e parë perë përfaqsimin e fshatrave bartë probleme te natyrave te ndryshme, mirpo ne e kemi filluar kete proces. Ne jemi munduar ne mënyren më te mirë perë ta gjetur nje modalitet ne harmoni me ligjet e aplikushme kemi pas trajnime dhe kemi perpiluar rregullore ne ketë drejtim. Ne komune e Kamenices egzistojnë 73 lokalitete 17 fashtra, jemi marr me decetralizminin dhe ne vitin 2012 e kemi ndryshuar rregulloren. Perë kunder participimit pjesmarrje e qytetarve ne fshtara ka qenë e vogel jo e knaqshme.

Ne zgjedhjen e kshillave lokale nuk ka pas participim pjesmarrja ka qenë shum e vogel. Perë mua si kryetar prioritet eshte qasja e kryetarit me kshillat lokale. Kryetari I kshillave lokale zgjidhet me procedur dhe miratohet ne K.komunal financimi behet ne vien bugjetore te komunes  praktika ka deshmuar qe eshte e rendsishum kshillat komunal.

Bajrush Ymeri, Nënkryetar i Komunës – Novobërdë: Ju faliminderti. Ne kemi problme të ngjajshme, unë sa i perket kësaj teme dua te japë disa informacione nga provoja ime. Përfaqsimi ëeshtë i rendsishum ne dim te jemi lokalsita 2012 kemi funksionalizuar Kshillat komunal nga viti 2002 deri ne vitin 2007 nuk ka pas interesim nga komuna per degjimin e zërit te qytetarit. Ne i kemi 25 kshilla nga 33 fshatra rreth 171 vet i kemi të involvuar ne ketë proces  nje meditje e vogel per kryetaret e kshillave dhe nje mbushje tel.ne muajë. Procesi I themelimit nuk ka qenë  i lehtë Keto kshilla na kan japë shum rezultate te mira dikur nuk ka qenë e lehet funksionimi I tyre por tash gjithqka eshte ne rregull.

Lini një Përgjigje