You are currently viewing KLGI zhvilloi një punëtori me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe përfaqësuesve të Këshillave Lokalë

KLGI zhvilloi një punëtori me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe përfaqësuesve të Këshillave Lokalë

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏡, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) zhvilloi një punëtori 🗣️ me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe përfaqësuesve të Këshillave Lokalë të Komunës së Lipjanit 🏘️.

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e dialogut të hapur dhe përfshirës 🤝, si dhe informimi dhe angazhimi aktiv i Këshillave Lokalë në adresimin e sfidave që përballen gratë 👩, të rinjtë 👦 dhe komunitetet pakicë 🧕 në ushtrimin e së drejtës së pronës. U theksua se përmirësimi i qasjes në të drejtën e pronës nuk është vetëm një çështje ligjore ⚖️, por një hap i domosdoshëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe fuqizimit ekonomik të të gjithë qytetarëve.

Pjesëmarrësit theksuan se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët 🤝 mund të adresohen sfidat ekzistuese dhe të promovohet një kulturë e barazisë, përfshirjes dhe respektimit të të drejtave pronësore për të gjithë qytetarët 🏠.

Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore 🌍 dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim 🕊️.

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje