Në takimin e grupit punues profesional për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, përfaqësuesit e Institutit KLGI kontribuuan në analizën e zbatimit të kësaj strategjie dhe planin e punës për vitin 2019.
Instituti KLGI vlerësoi progresin që është bërë në zbatimin e kësaj strategjie, në veçanti veprimet e ndërmarra përgjatë vitit 2018, qoftë në avancimin e legjislacionit, apo mbështetjes së komunave nga institucionet qendrore. Njëkohësisht, Instituti KLGI prezantoi angazhimet profesionale dhe intervenimet e ndërmarra në funksion të zbatimit të kësaj strategjie, njëkohësisht ftoi të gjithë akterët, duke përfshirë edhe partnerët zhvillimorë që të ruhet dhe të forcohet fokusi i bazuar në objektivat e strategjisë.
Instituti KLGI mbetet i përkushtuar që si pjesë e grupit punues profesional të angazhohet në fokus të implementimit sa më efikas të strategjisë, njëkohësisht që përditësimin e informacionit mbi implementimin dhe mangësitë t’i analizojë mbi raportet kredibile vendore dhe ndërkombëtare.