You are currently viewing KLGI vazhdon të mbështesë grupet tematike në komuna

KLGI vazhdon të mbështesë grupet tematike në komuna

Instituti KLGI vazhdon të mbështesë grupet tematike në projektin “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga SMART Balkans.

Bashkëpunimi me organizata lokale dhe aktivistë socialë në Komunën e Vushtris ka përfshirë grupe diverse qytetarësh, si pjesëtarë të grupit në fokus, profesionistë dhe angazhuar në strukturat komunale. Grupi tematik ka identifikuar nevojat dhe, me mbështetjen profesionale, ka analizuar çështjet e rëndësishme, duke i ndërlidhur ato me legjislacionin dhe strategjitë përkatëse.

Pas hartimit të koncepteve, ata me mbështetje profesinale po ndërtojnë një hartë adresimi që përfshin mekanizmat komunalë, politikat, rregullativën dhe financimet komunale. Metodologjia e punës synon të forcojë partneritetin midis organizatave lokale dhe aktivistëve socialë me komunitetin lokal, duke zgjeruar pjesëmarrjen e qytetarëve në grupet që kanë ndikim në politikat lokale dhe proceset e vendimmarrjes.

Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtim dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).

#SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM

Lini një Përgjigje