You are currently viewing KLGI vazhdon të japë mbështetje për grupet tematike

KLGI vazhdon të japë mbështetje për grupet tematike

Instituti KLGI vazhdon të japë mbështetje për grupet tematike në kuadër të projektit “Shoqëria Civile si Promotore e Kontributit Publik”, i financuar nga SMART Balkans.

Përmes grupeve tematike, është siguruar përfshirja e qytetarëve të cilët prek drejtpërdrejt nga sherbime komunale. Grupet tematike kanë mbledhur të dhëna nga statistika dhe raporte mbi tema të tilla si barazia gjinore, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet pakicë. Këto çështje janë analizuar, dhe të dhënat e përftuara, me mbështetje profesionale, janë lidhur me legjislacionin, strategjitë, politikat dhe financimet komunale.

Në procesin e monitorimit, rezultatet e arritura do të vlerësohen dhe do të promovohen si modele të suksesshme të angazhimit. Nga praktikat e ndërtuara në komunat e synuara, vihet re një përgatitje më e madhe për bashkëpunimin në krijimin e politikave mes komunave dhe grupeve përfaqësuese.

Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, udhëhequr nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtime dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). #SMARTBalkansProject#SMARTBalkans#IDM

______________________________

Lini një Përgjigje