Instituti KLGI po vazhdon të adresojë problematikat e grave , personave me nevoja të veçanta në komuna nëpërmjet grupeve tematike.
Nëpërmjet projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga SMART Balkans , organizatave lokale dhe aktivistëve socialë, në Komunën e Podujevës përmes grupeve tematike, u është siguruar përfshirje e plotë me pjesëmarrjen e qytetarëve të prekur direkt , profesionistëve dhe kontribuesve në këtë fushë.
Grupet tematike nëpërmjet takimeve të përbashkëta me këto kategori shoqërore kanë identifikuar probleme dhe hartuar kërkesat specifike të cilat do të adresohen te autoritetet lokale me qëllim të përfshirjes së tyre në politikat lokale , me theks të veçantë në buxhetin komunal për vitin 2025 .
Çështjet e identifikuara kanë kaluar në një proces analize , ku të dhënat e nxjerra, me mbështetje profesionale, janë ndërthurur me legjislacionin , strategjitë, politikat dhe financimet komunale .
KLGI do të vazhdojë të monitorojë adresimin dhe realizimin dhe do të vlerësohen rezultatet e arritura , të cilat do të promovohen si modele të angazhimit . Nga praktikat e ndërtuara në komunat e targetuara, ekziston një përgatitje më e madhe për bashkë-krijimin e politikave mes komunave dhe grupeve përfaqësuese .
Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtim dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).