Instituti KLGI po vazhdon të trajtojë sfidat me të cilat përballen qytetarët nëpërmes grupeve tematike.
Në kuadër të projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga SMART Balkans , grupi tematik në Komunën e Ferizajt mbajti takimin për të identifikuar problemet kyçe që përballen gratë , personat me aftësi të kufizuara dhe minoritetet. Po ashtu, janë hartuar kërkesa specifike që do të adresohen tek autoritetet lokale , me qëllim përfshirjen e tyre në politikat lokale.
Gjatë procesit të monitorimit, do të vlerësohen rezultatet e arritura, të cilat do të promovohen si modele të angazhimit. Nga praktikat e ndërtuara në komunat e targetuara, ekziston një përgatitje më e madhe për bashkë-krijimin e politikave mes komunave dhe grupeve përfaqësuese.
Instituti KLGI do të vazhdojë të monitorojë dhe të vlerësojë progresin , duke synuar që rezultatet e arritura të shërbejnë si modele për angazhimin efektiv . Kjo qasje po ndihmon komunat e targetuara që të jenë më të përgatitura në bashkë-krijimin e politikave të qëndrueshme në partneritet me grupet përfaqësuese .
Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtim dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).