Instituti KLGI ka analizuar Raportin e Vendit për Kosovën, me fokus çështjet që lidhen me pushtetin lokal, për më tepër edhe politikat qendrore që shtrihen në komuna.
Ky dokument shërben për institucionet, akterët publikë, shoqërinë civile dhe mediat si pikë referuese për sfidat e qeverisjes lokale. Ndërkaq, për Institutin KLGI shërben si instrument në përshtatjen e strategjive dhe fushave të intervenimit në funksion të agjendës së përbashkët drejt reformave evropiane.
Raporti i Vendit për Kosovën 2022 shërben si pikë reference për institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me vlerësimin e progresit të shtetit të Kosovës përgjatë rrugëtimit në BE.
Në periudhën raportuese 2021- 2022, fusha e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës është analizuar dhe vlerësuar në dimensione të ndryshme.
Për të parë dokuemntin kliko KËTU