You are currently viewing KLGI publikoi Raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në Komuna për vitin 2023

KLGI publikoi Raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në Komuna për vitin 2023

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokal (KLGI) publikoi Raportin e Monitorimit të Konsultimit Publik në Komuna për vitin 2023

Raporti i monitorimit ofron informata për proceset e konsultimeve publike në komunat e Kosovës, bazuar në nivelin e përmbushjes së kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, njëkohësisht ofron rekomandime për proceset e ardhshme. Gjatë prezantimit të raportit, u diskutua edhe për fuqizimin e bashkëpunimit në mes të qeverive lokale dhe shoqërisë civile, duke zbatuar qasje transparente në procese të konsultimeve publike.

Monitorimi i konsultimeve publike në nivel lokal synon të rrisë qasjen proaktive të qytetarëve për të marrë pjesë në procese konsultative komunale, në të njëjtën kohë të ndihmojë komunat në identifikimin e mangësive në proceset e tyre të konsultimit publik.

Linku i raportit të publikuar: https://bit.ly/raportimonitorimit2024

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesëvjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

#ProgramipërAngazhimQytetar#OShC-të #konsultimetpublike

Lini një Përgjigje