Instituti KLGI, organizoi vizitë studimore për komunat lidhur me praktikat dhe modelet e bashkë-krijimit të politikave në Bashkinë e Tiranës
Në kuadër të programit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi vizitën studimore në Bashkinë e Tiranës. Pjesëmarrësit e akademisë (zyrtarë nga Komunat e Kosovës dhe të shoqërisë civile), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Valmir Gashi, vizituan bashkinë e Tiranës, ku u pritën nga nënkryetarja e bashkisë, znj. Keti Luarasi dhe drejtoresha e Rinisë, znj. Iva Beharaj.
Qëllimi i takimit konsistoi me shkëmbimin e praktikave dhe modeleve në përfshirjen e shoqërisë cilive, profesionistëve dhe komuniteteve lokale në bashkë-krijimin e politikave lokale. Në veçanti, u prezantun platforma dhe projekte inovative, ku Bashkia e Tiranës nëpërmjet angazhimit profesional të shoqërisë civile përfshinë komunitetet lokake aktivisht në poltik-bërje dhe vendimmarje, duke rritur pronësinë e publikut.
Bashkia e Tiranës shprehi gatishmërinë që përmes Institutit KLGI të gjitha programet t’i ndajë dhe t’u ofrojë këshilla komunave për implementim.
Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.