You are currently viewing KLGI organizoi takimin e tretë koordinues me grupet tematike

KLGI organizoi takimin e tretë koordinues me grupet tematike

🤝 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik”, i mbështetur nga SMART Balkans, organizoi takimin e tretë koordinues me grupet tematike, për të diskutuar progresin e arritur, duke synuar që rezultatet e arritura të shërbejnë si modele për angazhimin efektiv.

Përmes grupeve tematike, në tetë komunat e përfshira (Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Lipjan, Podujevë, Viti dhe Vushtrri) është siguruar përfshirje e plotë me pjesëmarrjen e qytetarëve të prekur direkt 🧑‍🤝‍🧑, profesionistëve 👨‍⚕👩‍⚕ dhe kontribuuesve në këtë fushë.

📣 Në diskutim u ndanë përvojat mes koordinatorëve. Ishte vlerësim i përbashkët se përfshirja direkte e përfituesve në bashkë-krijim rrit pronësinë e publikut në politikat lokale.

🛠️ Angazhimi direkt i qytetarëve me fasilitimin e organizatave dhe aktivistëve social është reflektuar në disa rrafshe dhe dimensione: e para, ka rritur kapacitetet e OShC-ve dhe aktivistëve social për punë në komunitet, janë ndërtuar praktika të reja të punës me grupet e cenueshme, si dhe kontribut në vendimmarrje të informuar.

🌍 E gjithë pronësia e projektit mbetet tek përvojat e organizatave, aktivistëve dhe grupeve të përfshira. Njëkohësisht ka kontribuar në promovimin e punës së shoqërisë civile në komuna, si dhe zgjerimin e mundësive për konsolidimin e mekanizmave konsultativ.

🌟 Ky takim u organizua me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendrën për Hulumtim dhe Politika (CRPM), dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë (NMFA).

Lini një Përgjigje