You are currently viewing KLGI organizoi një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë

KLGI organizoi një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë

Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)” 🏠, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Gjilanit 🤝.

Qëllimi i takimit ishte informimi i Këshillave Lokalë dhe angazhimi i tyre për të adresuar sfidat që hasin gratë, të rinjtë dhe komunitetet pakicë në të drejtën e pronës⚖️. Synohet fuqizimi i zbatimit të ligjit dhe krijimi i një ambienti më të barabartë për të gjithë qytetarët 🌍.

Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të kontribuuar në përmirësimin e kushteve për këto grupe dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe komunitetit për zgjidhjen e këtyre sfidave 🔄.

Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim 🌐.

Bëje Tënden

Regjistroje Pronën!

#BëjeTënden#RegjistrojePronën#PIAKOS

Lini një Përgjigje