Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) vazhdoi me trajnimin e radhës, për të diskutuar lidhur me temën “Iniciativat për Bashkëpunim Ndër-komunal”.
Trajnimi i tretë u mbajtë me komunat e regjionit të Pejës, ku u trajtuan mundësitë, format dhe procedurat e bashkëpunimit ndër-komunal. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë për bazën ligjore dhe të shohin modelet e mira nga rajoni dhe vendet e zhvilluara.
Bashkëpunimi ndër-komunal nënkupton të drejtën e komunave për të bashkëpunuar dhe krijuar partneritete për të kryer funksione në interes të përbashkët. Gjatë trajnimit, zyrtarët e komunave të regjionit të Pejës diskutuan edhe për nevojat dhe potencialin e tyre për të realizuar projekte të përbashkëta me qëllim të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe avancimin e zhvillimit ekonomik lokal.
Aktiviteti realizohet në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.