You are currently viewing KLGI mbajti takim me përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut në kuadër të Auditimit Social

KLGI mbajti takim me përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut në kuadër të Auditimit Social

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) 🏛 së bashku me partnerin lokal organizatën joqeveritare Center for Affirmation of Youth – CSAY, mbajtën takim me përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut, në kuadër të Auditimit Social 📊.

Grupi i Auditimit Social prezantoi gjetjet dhe rekomandimet nga monitorimi i projektit të përfshirë në këtë proces: Qendra Informative Turistike në Ranillug 🏞, projekt i përzgjedhur nga financimi i skemës së granteve të performancës komunale.

Nënkryetari i Komunës, Vladica Aritonović, dhe nënkryetari për komunitete, Artan Dubova, theksuan rëndësinë e kësaj qendre që do të shërbejë si pikë kyçe informacioni për vizitorët 🌍, dhe do të ndihmojë në rritjen e fizibilitetit të komunës si destinacion turistik 🧳 duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik lokal 💼. Ata, gjithashtu, shprehën rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët për realizimin e projekteve të tilla💡.

Projekti për Auditimin Social zhvillohet në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 🤝.

Lini një Përgjigje