Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti sesionin trajnues me Organizata Joqeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë për procesin e monitorimit të standardeve minimale të konsultimit publik në nivel lokal.
Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve lokale dhe aktivistëve lokalë për të monitoruar implementimin e standardeve minimale të konsultimit publik në komuna. Ky proces do të përfshijë 16 OJQ dhe aktivistë lokalë, të cilët do të përfshihen në 8 rajone në gjithsej 38 komuna.
Gjatë trajnimit u shpjeguan konceptet bazë të përfshirjes dhe aspekti ligjor në Kosovë, si dhe u stimulua procesi i monitorimit nëpërmes përdorimit të metodologjisë, të cilën KLGI e ka hartuar gjatë këtij viti.
Ky trajnim u realizua në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga KCSF në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.